Basha i përgjigjet Ramës: Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve!

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur ashpër kryeministrit Rama për shërbimin që ai u ka bërë miqve të tij dhe oligarkëve.

Basha shkruan në një reagim në Twitter se, për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve.

Reagimi i kryetarit Basha

Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb.

Artikulli paraprakKarl von Habsburg: Për të ardhmen e Europës!
Artikulli tjetërReagimi i fortë i Palokës ndaj Ramës: Mashtrues ordiner e i legenosur, si mund të jesh kaq i pafytyrë?!