25 Prilli, dita e një frymëmarrje të re!

Nga Eva METAJ

•Një shoqëri pasive inkurajon liderat shtypës

…”Unë vetëm nuk mund ta ndryshoj botën, por unë mund të hedh një gurë në ujë, për të krijuar shumë valë…”

Nga fjalët e cituara më lartë të shkëputura nga një fjalim i Nënë Terezës, arrijmë të reflektojmë për pak çaste dhe të mendojmë që NE mund të sjellim ndryshimin!

UNë…TI…NE…Së bashku!

Ne mund të qeverisim!

Ne mund të vendosim!

Ne kemi në dorë fate!

Ne mund të prishim,e NE mund të ndreqim!

NE së bashku mund të zgjedhim!

Ne të gjithë mund të përfaqësohemi!

Jemi shumë afër 25 prillit, ditës së ndryshimit dhe ditës së një frymëmarrje të re!

Çdo shqiptarë duhet të votojë masivisht për liderin europian që meriton të këtë në krye!

Çdo komb meriton të ketë në krye një Lider që thotë ‘NE’ dhe jo ‘Unë!

Një njeri të suksesit, një njeri që mund të drejtojë një armatë të tërë drejt një qëllimi të vetëm! Shqipëria ka nevojë për lider strategjikë,intelektualë por mbi të gjitha emocionalë! Një lider që të jetë njësh me popullin, me mendje dhe me shpirt qëllimet e të cilit t’i përkasin të gjithëve!

Alternativën për të patur një lider të tillë ne e kemi!

Unë në 25 prill zgjedh një lider si Lulzim Basha! Mishërim i palodhshmërisë, seriozitetit, vendosmërisë, largpamësisë dhe maturisë!

Çdo qytetarë duhet të zgjedhë sepse në qoftë se vazhdojmë të qendrojmë pasiv ne nuk do të numërohemi më për komb!

Nëse nuk mund të vrapojmë,mund të ecim! Nëse nuk të ecim,ne mund të zvarritemi vetëm e vetëm që të ecim përpara!

Ti mund të jesh madhështor!

Ti mund të sherbesh!

Nuk duhet të kesh patjetër një diplomë fakulteti për të qënë i dobishëm!

Ne mund të bëjmë gjëra të vogla,me rëndësi të madhe!

Në qoftë se shoqëria shqiptare vazhdon të qëndrojë pasive,këtu nuk do të ketë më DEMOKRACI! Në qoftë se NE vazhdojmë të jemi pasiv ne do të jemi gjithmonë një popull i nënshtruar me një ‘lider’ shtypës!

Pra pushteti dhe qeveria burojnë nga populli, kjo do të thotë nga qytetaret dhe qytetarët e tij. Dhe ky publik gëzon lirinë e mendimit dhe duhet ta shfrytëzojë këtë të drejtë për krijimin e vullnetit politik.

Në këtë mënyrë bëhet e qartë, se publiku në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë pasiv, madje nuk ka të drejtë të qëndrojë pasiv! Qytetaret dhe qytetarët duhet të marrin pjesë aktivisht në krijimin e mendimit politik. E parë ndryshe, një dallim thelbësor midis shteteve totalitare apo autoritare dhe demokracisë konstatohet në faktin, që një demokraci nuk mund të funksionojë pa bashkëveprimin e qytetareve dhe qytetarëve me përfaqësuesit e zgjedhur prej tyre në politikë!

NJË QYTETAR NË SHTETIN E VET, NUK DUHET TË JETË NJË AKTOR PASIV, POR NJË AGJENT QË KA FUQINË TË NDRYSHOJË!

Shumë qytetarë janë kthyer në të painteresuar rreth politikave qeverisëse,ku me anë të të cilave preket jeta e çdokujt!

Kjo ndodh sepse ata kanë idenë që fjala e tyre nuk dëgjohet kurrsesi,por në këtë vend bëhet sipas qejfit të një ‘Lideri’ që është në krye.

Kjo është shumë e gabuar!

Përderisa do mendojmë që fjala jonë nuk e ka forcën e ndryshimit,gjithmonë do të jemi të nënshtruar.

Le të kujtojmë studentët e vitit 1990,aksionin politikë të Shqiptarëve që realizoi ndryshime sistemesh politike.

Një shoqëri që solli ndryshim rrënjësor!

Alexis de Tucqueville, njeriu filozof i revolucionit francez të 1848-tës thotë: Kur qytetari është pasiv është demokracia që sëmuret!

Kjo shoqëri që është pasive në gjërat parimore të moralit dhe jetës në liri, dhunon përditë dhe sëmur demokracinë!

Liria nënkupton përgjegjësi dhe ju nuk duhet të keni frikë në marrjen e përgjegjësisë!

Nuk duhet të presim asnjë moment të vetëm,para së të fillojmë ta zbukurojmë Shqipërinë!

Unë e kam bërë zgjidhjen time dhe e kam mjaft të qartë!

KUSH DO DEMOKRACI,DUHET TË ANGAZHOHET MASIVISHT PËR TË!

Artikulli paraprakPërgjimet e antimafias italiane/ PD: Korrupsion galopant i udhëhequr nga mafia me miratimin e Veliajt e Ramës. Përpjekja e Ballës, patetike
Artikulli tjetër25 prilli, dita kur më shumë se kurrë populli duhet të flasë me votë!