Basha kujton Ibrahim Rugovën: Yll polar për të ardhmen e Kosovës

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, që më 21 janar shënoi 15-vjetorin e ndarjes nga jeta. Basha shkruan në një shënim në Facebook se, Ibrahim Rugova vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.

Postimi i kryetarit Basha

Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.

Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërMafiozët Rama dhe Veliaj! Tabaku publikon videon: Qeveria më e keqe në historinë e Shqipërisë është edhe më e korruptuara