Bardhi: Çdo sondazh i nxjerr humbës! Rama dhe Balla kanë vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj Taulant Ballës, duke u shprehur se, diversionet politike nuk e ndalin dot ndryshimin.

Bardhi shkruan në reagimin e tij se, çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kane vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura!

Reagimi i Bardhit

Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës më 25 Prill!

Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kanë vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura! Ky është modeli që do të shkojë për skrap më 25 Prill.

Asgjë nuk do të gëzojnë! 25 do të sjellë ndryshimin! Do të jetë pjesëmarrja më e madhe në histori në votime! Për ndryshimin! Për shpresën!

Artikulli paraprakBasha: Rama e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij!
Artikulli tjetërBasha uron Biden: Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri!