Dash Shehi flet për koalicionet: Të kapërcejmë interesat personale dhe të bëhemi bashkë për të fituar zgjedhjet e 25 prillit

Kryetari LZHK, Dashamir Shehi ka folur për situatën e koalicioneve të opozitës për zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për televizionin Faxnews, Shehi u shpreh se, LZHK do të hyjë me një listë të përbashkët me Partinë Demokratike në zgjedhje dhe ai do jetë i përfshirë në listën e Tiranës.

Shehi tha më tej se, është legjitime që dikush të ketë pretendime të mëdhaja, por është vetë vota në popull që e justifikon më pas nëse dikush ka marrë më shumë seç duhet, apo atë që i takon.

Sipas tij, politike alarmante në Shqipëri bën që forcat politike opozitare t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të bashkohen për rrëzimin e Ramës përmes fitores në zgjedhje.

“Me marrëveshjet askush s’është i kënaqur. Ne do lëshojmë në diçka, PD-ja në krahun tjetër. Vetë fjala marrëveshje është jep e merr deri sa të merresh vesh. Është një lloj kompromisi, ka njerëz dhe parti që ndoshta dhe me të drejtë kanë pretendime të mëdhaja, por është vota popullore ajo që e tregon se kemi marrë më shumë se na takon, apo ja vlente të kishim pretendime më shumë.

Zgjedhjet dhe vota popullore do t’i zgjidhin këto mosmarrëveshje. Luajnë rol dhe mënyrat si janë bërë marrëveshjet pasi kush ka terren administrativ, ka më shumë avantazhe, pasi disa kanë avantazhet e listave disa të tjerë të komisionerëve.

Megjithatë, unë them se, situata politike është alarmante dhe na bën të kapërcejmë përtej atyre interesave që mbase janë dhe të drejta. Ne duhet të jemi bashkë dhe këtë punë nëse këtë punë e bën më mirë Dashi apo dikush tjetër le ta vendosin qytetarët. T’i hymë kësaj punë bashkarisht dhe t’i fitojmë zgjedhjet bashkarisht për të krijuar një qeveri të re”, tha Shehi.

Artikulli paraprakAktivistja reagon ndaj gruas së Veliajt: Shqiptarët nuk do të çuditeshin nëse vjehrra juaj do të kish ruajtur në sënduk edhe një apartament për ju
Artikulli tjetërTë rinjtë i bashkohen fushatës së fitores së PD në Nikël