Qeverisja fasadë rilindase, si model edhe në njësinë 2 Tiranë

Nga Mirlinda ÇOLLAKU
Kryetare e PD, Njësia 2 Tiranë

Nuk ka asgjë që karakterizion më shumë qeverisjen e këtyre prag 8 viteve tashmë, se fasada dhe mashtrimi!

Asgjë nuk është ashtu sic duket, gjithshka fshihet, manipulohet, tjetërsohet.

Kjo është një qeverisje e cila në gjenezë të saj ka trajtimin e qytetarit si një krijesë e dorës së dytë, të cilës lehtësisht mund ti hedhësh hi syve dhe ta gënjesh, pasi në thelb ti nuk ke nevojë për të si votues.

Kjo është qeveria që votën e shqiptarëve të zakonshëm nuk e konsideron, pasi ka besuar tek vjedhja, tek krimi tek të fortët e lagjeve si modele qeverisëse në cdo aspekt.

Dhe nga këtu nis cdo e keqe!

Në 8 vite kjo qeveri është kujdesur vetëm për shkelqimin e fasadës por jo për realitetin e hidhur dhe atë të vërtetin fatkeqësisht të shqiptarëve.

Fasada nuk është vetëm gënjeshtra me ngjyra e drita që i serviret shqiptarëve, por edhe mundësia e hajdutëve në qeveri për të vjedhur edhe qindarkën e fundit, nga shqiptarët e rraskapitur nga varfëria, pamundësia dhe keqqeverisja.

Dhe nuk shpëton nga ky model qeverisës edhe njësia 2 Tiranë, njësia më e madhe nga pikëpamja territoriale në Tiranë, njësia me numrin e dytë më të madh për banorë, njësia në zemër të Tiranës, ku përqëndrohen edhe një fuqi e konsiderueshme biznesesh e njësissh tregtare, të cilëve u merret fryma duke paguar taksat më të larta në rajon, njësia 2 është gjithashtu edhe pasqyra se si nuk duhet të jetë kurrë një qeverisje!

Mjafton të dalësh shumë pak metra nga rrugët kryesore të njësisë dhe e vërteta është ulëritëse, me rrugë të shkatërruara, armotizuara, të keqtrajtuara e të pamirëmbajtura, pavarësisht taksave të kripura që paguajme të gjithë.

Me rrugë të cilat mbulohen nga balta e lluca me shiun e parë vjeshtak, e ruajna Zot kur dimri të trokasë seriozisht.

Rrugë pa kanalizime, rrugë të cilat shpeshherë lihen në mëshirë të fatit edhe politikisht, pasi zona konsiderohet “jo fitimprurëse” për votat e rilindjes.

Ndërkohë bizneset falimentojnë në të gjithë Shqipërinë, por masivisht edhe në njësinë 2 Tiranë dhe njerëzit humbasin mundësinë për të patur qoftë të ardhurat minimale, pasi nuk kanë marrë asnjë ndihmë në situatën e tmerrshme të pandemisë, por u kanë shkuar dhe u kanë shtrënguar akoma më shumë litarin në fyt xhahilët që qeverisin, ti sheh në të gjitha mediat, kryeministrin i cili flet për rritje ekonomike “imagjinare” të Shqipërisë.

Fotot më poshtë të rrugëve dhe bizneseve në njësinë 2 flasin më shumë se gjithshka!

Fatmirësisht ato ulërasin më shumë se dritat dhe dekori i qytetit që tenton të tregojë një gënjeshtër për të vërtetë.

25 prilli do të duhet të jetë dita e të vërtetave të qytetarëve të thjeshtë, të cilët atë ditë do të flasin sic ata dijnë kur u vjen shpirti në majë të hundës!

1 51

2 46

3 29

4 16

Artikulli paraprakTabaku tregon kush ishte ngjarja më e keqe në vitin 2020
Artikulli tjetërPse largimi i Edi Ramës është domosdoshmëri!