Basha: Pengmarrja e drejtësisë, një arsye më shumë që më 25 Prill të ndahemi nga ky pushtet!

Studentët e drejtësisë që ishin në takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha, shprehën zhgënjimin e tyre të madh për degën që kishin zgjedhur të studionin dhe perspektivën e tyre që ishte e bllokuar.

Njëra nga studentët nënvizoi disa herë se, do të pranonte të bënte çfarë dolloj pune jashtë vendit për të siguruar jetesën dhe do të ishte e gatshme të ikte nga Shqipëria që sot, Basha dha shpresë.

Kryetari i PD theksoi se, ikja nuk ishte zgjidhja e duhur dhe ftoi studentët gjithë të rinjtë shqiptarë që të luftojnë për të qëndruar në vendin e tyre dhe të bashkohen që të pamundësojnë të keqen, që i shtyn shqiptarët të ikin nga vendi i tyre.

“Asgjë s’të bëhet si vendi yt. Sot në këto kushte, mund të duket se ajo është një zgjidhje dhe ndoshta mund të jetë edhe një zgjidhje afatshkurtër, por nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje afatgjatë të largohesh nga vendi yt, nga familja jote, nga shoqëria. Beteja kryesore e imja është që të pamundësojmë këtë pengmarrje të Shqipërisë, që i shtyn njerëzit drejt largimit dhe po i shtyn në veçanti të rinjtë drejt largimit të dëshpëruar”, apeloi Basha te të rinjtë.

Artikulli paraprakStudentët e Drejtësisë bashkëbisedim me Bashën: E pamundur të ndjekim studimet pa punuar, minimalisht na kushton 2-3 mijë euro
Artikulli tjetërBasha: Mbulim 100% të tarifës së studimit studentëve nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë