Sulm me armë ndaj një lokali në Lezhë, pronarit i vranë nipin në 2014

Një sulm me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj një lokali në pronësi të Gjovalin Prendit në fshatin Pllanë të Lezhës.

Raportohet se, ngjarja ka ndodhur gjatë natës por është konstatuar vetëm në mëngjes nga pronari që ka shkuar të hapë biznesin.

Ndal lokalit është qëlluar tre herë me armë zjarri pistoletë, e faktuar nga gëzhojat e gjetura në vendngjarje.

Vetë pronari ka deklaruar se nuk ka konflikte konflikte, por Gjovalin Prendit në 2014 i kanë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi nipin Taulant Prendi 27 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur vëllai i Taulantit, Aurel Prendi, 25 vjeç.

Lokali ndodhet në rrugën nacionale Lezhë-Milot, pranë urës së Milotit, pranë vendit ku ndodhur atentati në 2014 ndaj nipit të Gjovalin Prendit.

Ekzekutimi në 2014 ndodhi pranë Urës së Milotit, ku dy vëllezërit Prendi së bashku me Klodian Ndreca, 28 vjeç, po udhëtonin me një makinë tip “Golf” ku dy persona ka qëlluar mbi 20 herë me kallashnikov në drejtim të tyre. Klodjani dhe Taulanti mbetën të vdekur në vend, ndërsa u plagos rëndë Aurrel Prendi.

Ndaj edhe pista kryesore e hetimeve në lidhje me sulmin me armë ndal lokalit është përqendruar tek veprimtaria e djalit dhe nipave të pronarit jashtë vendit, piste e cila u hetua edhe për atentatin me armë në vitin 2014.

Por nuk përjashtohet as ndonjë konflikt i kohëve të fundit.

Artikulli paraprakPD: Erion Veliaj nuk mbajti premtimin! Mblodhi 30 milionë USD nga taksa e arsimit, por nuk ndërtoi asnjë shkollë
Artikulli tjetërMedia gjermane shkrim kundër Ramës: Fajëson Bashkimin Europian pse Shqipëria nuk ka vaksina anti-Covid