Mjekët e Infektivit në rresht për të pritur Ramën, harrojnë pacientët!

Mjekët e spitalit Infektiv janë vënë në rresht për të pritur Ramën duke lënë pacientët në ethet e Covid-19 pa asnjë ndihmë.

Edhe këtë radhë Rama ka takuar mjekët për propagandë. Ai deklaroi se në muajin Janar do të vijnë 100 vaksina nga Bullgaria, jo nga Amerika ku qëndroi 5 ditë me pretekstin e sigurimit të vaksinave por në fakti ishte per të bërë shopping.

“Unë jam shumë i kujdeshëm me fjalët por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshje me disa komponentë për vaksinën. Në fillim do të kemi edhe dozat e para që janë për ju dhe do hidhet me short nëse do e bëjë përpara Najada apo ti Tritan. Është shumë situatë e vështirë sepse edhe shtetet e mëdha dozat që po marrin janë shumë më pak se ato që kishin parashikuar pasi SHBA ka vendosur ndalimin e eksportit të çdo doze. Bullgaria do japë për Maqedoninë e Veriut njësoj si për ne”, tha Rama.

Artikulli paraprakTë rikthehet e shenjta si themel shqiptarie, jo si pazar qeverie
Artikulli tjetërVideo/ Lokali i Ben Blushit nuk pyet për masat e qeverisë, qytetarët gjobiten në rrugë për maska!