Joe Biden dhe Europa: Çfarë na pret?

Nga kjo anë e Atlantikut është i fortë tundimi për ta konsideruar fitoren e Joe Biden si një rikthim në rendin e vjetër, në dinamikat e vjetra: në Shtetet e Bashkuara, por sidomos në referim me raportet me pjesën e tjetër e botës dhe sidomos me Europën. Por pikërisht cedimi ndaj këtij tundimi, përveçse fals, realisht do të ishte fatal për fatin e europianëve.

Rrobat e reja e perandorit dhe wishlist amerikan për Europën: tregëti, diplomaci, teknologji
Epoka e multilateralizmit nën shikimin pajtues e xhandarit amerikan (në të mirë e në të keq, garant i rendit të një bote unipolare) nuk do të kthehet. Nga njëra anë, konsolidimi i fuqisë kineze, i bërë më u dukshëm në vitin e pandemisë, paraqet në fakt premisat, në se, për zhvillimin e një bipolarizmi të ri; nga ana tjetër, vetë Shtetet e Bashkuara gjenden të dobësuara në frontin e brendshëm, me pjesë të mëdha të popullsisë në varfëri, aq sa të bëjnë që të percipitojë konsensusi për “rolin perandorak” të vendit, në favor të zgjedhjeve politike që parasëgjithash synojnë të zgjidhin problemet kombëtare: Trump nuk do të jetë më president, por trumpizmi është gjallë e shëndoshë.

Sigurisht, Biden ka deklaruar se të nesërmen e hyrjes në Shtëpinë e Bardhë do të rihyjë në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, sigurisht që do të rihyjë edhe në OBSH dhe, ka shumë të ngjarë, që do të tejkalohet edhe ngërçi me Organizatën Botërore të Tregëtisë (WTO) i krijuar nga Trump nëpërmjet ndalimit të zgjedhjeve për anëtarët të rinj të organit të apelit. Administrata Biden ka mundësi që do të ketë edhe një qëndrim ndryshe ndaj Iranit, edhe pse duket e vështirë se mund të rihyjë ne Marrëveshjen për Bërthamoren në kushtet fillestare. Por ky rishikim multilateralist nuk duhet të çojë në mashtrim: në qasjen ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare, format e administratës së re do të jenë thellësisht të ndryshme nga ato të asaj paraardhëse, por në thelb shumë pak do të ndryshojë.

Vëmendja e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të jetë e përqëndruar nga Azia dhe, me Kinën, Biden mund të jetë akoma edhe më i ashpër se Trump, duke i shtuar kundërshtive tregtare faktorin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, sipas një logjike strategjike me spektër më të gjerë. E njëjta ka mundësi do të ndodhë edhe kundrejt Rusisë. Kjo implikon që edhe në frontin europian Biden nuk do të reshtë së pretenduari një impenjim më të madh nga aleatët, përballë një situate të përgjithshme që sheh akoma shumë larg (për pjesën më të madhe të tyre, duke filluar nga Gjermania dhe Italia) pragun e investimit të 2% të PBB në mbrojtje të fiksuar në kuadër të NATO.

Në aspektin tregtar, ka pak të ngjarë që lufta e tarifave të vazhdojë me tonet e ashpra që e kish kanalizuar Trump, por nevoja për ta forcuar sektorin industrial kombëtar dhe rindërtuar ofertën relative të punës, të dëmtuara nga efektet negative të globalizimit, nuk do të zhduket me të. Mjafton të mendosh për sektorin e automobilave, ku tensionet tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë sigurisht që nuk janë një shpikje trumpiane, dhe për atë ushqimor – në qendër të dështimit të TTIP, traktatit tregtar me Europën e nisur më 2016. Nga ana tjetër, më 10 nëntor Bashkimi Europian ka futur në fuqi tarifa mbi një listë produktesh amerikane me vlerë 4 miliard dollarë: përgjigja europiane ndaj tarifave amerikane të vendosura nga Trump ndaj një serie produktesh të Bashkimit Europian në kuadër të konfliktit për ndihmat shtetërore midis Boeing dhe Airbus. Këtyre u shtohen çështjet e taksimit të gjigandëve dixhitalë si Amazon, Google apo Facebook dhe “carbon border tax” – sigurisht të vështira për raportet midis dy anëve të Atlantikut.

Por përkrah dhe ndoshta më shumë se kjo ka peshë fakti që Europës do t’i kërkohet që ë rreshtohet pa mëdyshje nga ana e Shteteve të Bashkuara në konfrontimin me Kinën dhe Rusinë: Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i lejojnë vetes që Kontinenti i Vjetër të bëjë lojën e tij. Midis implikimeve, parasëgjithash kërkesa e reduktimit të aktiviteteve tregtare me Kinën dhe ftohja e raporteve të bashkëpunimit. Vitet e fundit, ndërsa në Uashington rritej shtytja antikineze si midis republikanëve, ashtu edhe midis demokratëve, faktikisht kanë parë vendet europiane t’i forcojnë lidhjet e tyre me Pekinin: partneri i parë tregtar i Gjermanisë është bërë Kina, duke zëvendësuar nga ky vit Shtetet e Bashkuara, dhe është regjistruar aderimi zyrtar i vendeve të ndryshme të Europës Qendrolindore dhe i Italisë në projektin e Rrugës së Re të Mëndafshit. Për motive të ngjashme gjeopolitike, është e vështirë që Biden të mos vazhdojë ta shohë me irritim realizimin e Nord Stream 2, gazsjellësit gjermano – rus që certifikon një lidhje ekonomike, politike dhe strategjike vështirë të ndashme midis Rusisë e Gjermanisë dhe, për pasojë, midis Moskës dhe zemrës së Europës.

Pjesa kryesore e ndeshjes gjeostrategjike e viteve të ardhshme do të luhet për supremacinë teknologjike dhe, siç është deklaruar nga Henry Kissinger në një intervistë të datës 10 nëntor, është e domosdoshme që Shtetet e Bashkuara dhe Europa t’i trajtojnë marrëdhëniet kino – amerikane paralelisht. Kino – amerikane, jo kino – perëndimore; dhe duke pasur parasysh interesat e Shteteve të Bashkuara – është mirë që të jetë e qartë.

Autonomia e mundshme strategjike europiane dhe kontradiktat e Bashkimit Europian
Ky niveli i marrëdhënieve të reja transatlantike: Europës i kërkohet nga Shtetet e Bashkuara një zgjedhje e qartë fushe, duke pretenduar prej saj shumë, ama duke i dhënë shumë pak. Në të vërtetë, pikërisht ngurtësitë e Trump dhe marrëdhëniet e vështira transatlantike e katër viteve të fundit (nëse përjashtohen vendet e Grupit të Vishegradit), kanë çuar në një zgjim të papritur të vetëdijes së kancelarive europiane për nevojën e zhvillimit të një autonomie strategjike dhe – fajtore edhe pandemia, që midis pasojave të saj sheh tendencën për vlerësimin e zinxhirëve të vlerës intrakontinentale – të një hapi përpara në përkufizimin e Bashkimit Europian si subjekt unitar pjesë e dialektikës ndërkombëtare.

Nëqoftëse mendohet për prezantimin e Digital Service Act, një paketë masash me të cilën Komisioni Europian ka objektivin ambicioz jo vetëm që të rregullojë aktivitetet e oligopolistëve të mëdhenj të rrjetit duke kërkuar që t’ia rihapë tregon konkurrencës, por edhe për t’i bërë platformat online përgjegjëse për brenditë e ndara, në ruajtje të demokracisë. Pastaj, lidhur me 5G, Brukseli dhe në mënyrë të veçantë Komisari francez për Tregun e Brendshëm Thierry Breton, i impenjuar në fronte të ndryshme të sigurisë strategjike europiane, dëshiron të sigurojë fuqizimin e autoriteteve kombëtare të kontrollit, që duhet të zhvillojnë standarde sigurie të cilat të mundësojnë qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit edhe nëpërmjet drejtimit tek furnizues të diferencuar teknologjishë.

Pikërisht Franca, bashkë me Gjermaninë, është pastaj zemra e Gaia-X, një projekt ku marrin pjesë mbi 100 kompani europiane (nga ku 28 italiane) dhe shumë institute kërkimore që duhet t’i japin jetë, qysh vitin e ardhshëm, cloud të parë europian për ruajtjen e të dhënave: infrastrukturë themelore dhe e domosdoshme për çfarëdolloj autonomie strategjike. Gjithmonë me shtytjen franko – gjermane, në shtator Breton ka paraqitur plan veprimin e Bashkimit Europian për lëndët e para kritike, që synon të sigurojë autonominë e Bashkimit Europian për sigurimin e atyre lëndëve të para të domosdoshme për realizimin e Green Deal dhe të një zhvillimi teknologjik të pavarur.

Sërish, vitin e fundit është punuar shumë në Europë rreth modelimit të një strategjie industriale të prirur ndaj konkurrencës globale. Nga ky këndvështrim, pandemia ka shënuar një pikë kthese të rëndësishme: nga një anë fondet e Next Generation EU, të siguruara nëpërmjet obligacioneve europiane, do të duhet të destinohen pjesërisht për tranzicionin e gjelbër (37%) dhe pjesërisht për dixhitalen (20%); nga ana tjetër, është kapur rasti për fillimin e çmontimit të sistemit europian të normativës lidhur me ndihmat shtetërore, që i priste këmbët zhvillimit të kampionëve kombëtarë në gjendje që të konkurrojnë në shkallë ndërkombëtare. Së fundi, bashkëpunimi i strukturuar i krijuar në sektorin e mbrojtjes më 2017, megjithëse duke mos e bërë akoma autonom qartazi kontinentin e vjetër europian në këtë profil, përbën një forum bashkëpunimi të vazhdueshëm.

Përballë këtyre përpjekjeve, duket paradoksal ngurrimi në shtëpinë europiane për t’i përdorur këto instrumenta të politikës fiskale dhe ekonomike që karakterizojnë çdo aktor global. Në çfarë mënyre mund të ndiqen objektiva të sovranitetit europian nëqoftëse mbetet rreziku konstant i krizave ekonomike të shkaktuara nga kriza të borxheve sovrane të shteteve të veçanta? Është e nevojshme që governance ekonomike e Bashkimit Europian, e demonstruar krejtësisht e papërshtatshme në dekadën e fundit, ta ndryshojë rrënjësisht dhe që BQE t’i caktohen tagra normale që disponon çdo bankë qendrore në cilësinë e huadhënësit të instancës së fundit. Statuti i BQE nuk mund të tregojë më si objektiv të vetëm stabilitetin e çmimeve.

Megjithatë, diskutimi i javëve të fundit në këtë fushë është zhvilluar nga njëra anë rreth datës së hyrjes në fuqi të rregullave të Paktit të Stabilitetit; nga ana tjetër, qysh nga fillimi i nëntorit qarkullonin zëra rreth një opozite “nordike” midis guvernatorëve të bankave qendrore kombëtare, mbështetur nga guvernatori gjerman Jens Weidmann, që do të donte ta braktiste programin e blerjes së titujve antikrizë pandemike (PEPP) për një rikthim në programin e mëparshëm, nënshtruar rregullave më shtrënguese, midis të cilave detyrimi i respektimit të të ashtuquajturit capital K (limit i blerjeve pro kuotë për shtet anëtar). Objektivi i një operacioni të ngjashëm do të ishte ai i detyrimit faktik të shteteve anëtare më në vështirësi që t’u drejtohen huave europiane – nga ato të Next Generation EU tek ato të MES shëndetësor.

Elastikja midis Brukselit dhe Uashingtonit
Ndjekja e objektivave të zhvillimit të autonomisë strategjike dhe të aktorit gjeopolitik është haptazi e papajtueshme me blloqe dhe ndarje të këtij lloji në planin e brendshëm. Jo rastësisht, Presidenti francez Emmanuel Macron, mbështetës i zhvillimit të një sovraniteti europian në kuptimin e vërtetë të fjalës, është edhe ai që, përveçse imponon zhvillimet e sipërtreguara, e ka shtyrë në mëmyrë vendimtare Gjermaninë e Angela Merkel në kthesën që ka çuar në marrëveshjen e korrikut. Praktikisht, Franca është shteti i vetëm europian që nuk e ka braktisur kurrë fjalorin dhe aspiratat prej fuqie të realizuar; pikërisht për këtë arsye Elizeu e përjeton me bezdi të keqfshehur fitoren e Biden, që duke eliminuar dordolecin – Trump mund të ketë efektin e bllokimit të zhvillimit të një sovraniteti europian. Por Macron ka tashmë të qartë edhe se, i vetëm, Parisi nuk shkon shumë larg. Pa mbështetjen dhe miratimin e kampiones ekonomike të Bashkimit Europian çdo hap në këtë drejtim rrezikon të mbesë i pamjaftueshëm: Gjermania është themelore.

Nga ana e saj, Gjermania është ende rob e fantazmave të Luftës së Dytë Botërore, rrezikon që të mos demonstrohet në lartësinë e rolit që koniuktura historika do t’i kërkonte. Më rastin e zgjedhjeve amerikane Annegret Kramp-Karrenbauer, Presidente e CDU dhe Ministre e Mbrojtjes – ajo së cilës, deri pak kohë më parë Angela Merkel do të duhej t’i linte stafetën – e ka quajtur autonominë strategjike të Bashkimit Europian si një iluzion të cilit fitorja e Biden do t’i jepte fund. Faktikisht vetë Merkel e ka qeverisur Bashkimin Europian në vitet e fundit me qëllim që ta mbante të bashkuar sipas rregullash që që do t’u mundësonin interesave gjermane që të lulëzonin, duke zhvilluar më shumë një Europë gjermane sesa një Gjermani europiane (sipas një frike të vjetër të Thomas Mann). Edhe zgjedhja e anës e bërë me Next Generation EU dhe futja faktike e eurobond është forcuar nga vetëdija e Kancelares se alternativa do të kishte qenë shpërbërja e atij Bashkimi Europian që i ka mundësuar Gjermanisë të përparojë.

Njëkohësisht, përtej presioneve të Macron, nuk ka dyshim se marrëdhëniet shumë të këqija (deri edhe personale) me Trump kanë kontribuar ndjeshëm për ta shtyrë Merkelin që të hedhë në fushë ato iniciativa për autonominë e Bashkimit Europian që (ish) e parapëlqyera e saj faktikisht i ka damkosur si të kota, duke i dhën kështu zë një fronti proatlantik që është gjithmonë shumë i pranishëm në Gjermani. E pozicionuar në qendër të kontinentit, Gjermania është edhe vëndi çernierë midis Europës Perëndimore dhe Europës Lindore, si edhe midis Europës Veriore dhe vendeve mesdhetare, por edhe bashkëbiseduesi kryesor për Rusinë në një Europë që gjeografikisht (por, pjesërisht, edhe kulturalisht) mund ta ripërfshijë. Kështu që nuk do të bëheshin hapa përpara lidhur me autonominë strategjike europiane pa konsensusin gjerman.

Berlini gjendet në mes të rrugës midis tundimit për të ruajtur statusin e shtetit të privilegjuar në një Europë të përshkuar nga fraktura dhe interesa të ndryshme të shumta, vasale e interesave strategjike të Shteteve të Bashkuara, dhe kthesës drejt zhvillimit të një sbjekti të vërtetë europian, që mund të luajë një rol autonom në skakierën botërore.

Ajo e zhvillimit të një autonomie strategjike është një sfidë vendimtare për Europën dhe zgjedhjet që europianët do të bëjnë gjatë mandatit presidencial të Joe Biden do të na tregojnë nëse eksperimenti i Bashkimit Europian është i maturuar apo nëse interesat gjeopolitike që do të udhëheqin në fakt zgjedhjet e Brukselit do të jenë të diktuara apo jo nga Uashingtoni.
(nga Aspenia Institute)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakRaporti ndërkombëtar i IFIMES: Pas largimit të Gruevskit, Thaçit e Gjukanoviçit, koha për largimin e Ramës
Artikulli tjetërKronika e sundimit të Shqipërisë nga keqqeverisja