Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen para kohe nga jeta të ish-deputetit të PD

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të PD, Bedri Çollaku. Basha shkruan se, me vdekjen e tij miqtë kanë humbur një njeri të mirë dhe profesionist të shquar, Partia Demokratike ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve seriozë dhe të rrallë.

“Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Bedri Çollakut, ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe ekspertit të njohur të sistemit bankar. Shpreh ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Virgjinushit, vajzës Genta dhe djalit Erionit. Në këtë ditë të vështirë të humbjes së bashkëshortit të dashur, babait të rrallë dhe të përkushtuar, jemi pranë tyre me mendimin dhe lutjet tona. Me vdekjen e tij miqtë kanë humbur një njeri të mirë dhe profesionist të shquar, Partia Demokratike ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve seriozë dhe të rrallë. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha në mesazhin e ngushëllimit.

Artikulli paraprakHeshtja si përgjegjësi direkte e dhunës shtetërore!
Artikulli tjetërAkuzë ndërkombëtare për Ramën, OKB: Tirana zyrtare, regjimi më i keq për pastrimin e parave, trafik kokaine nga Amerika Latine