“Kemi qenë me të para se ta vriste polici pas shpine”, flasin shokët e Klodjan Rashës: Nuk ka patur armë, doli për cigare

Dy miqtë e ngushtë të Klodjan Rashës, me të cilët ai ka qendruar në orët e fundit para se të vritej nga Policia, shprehen se 25-vjeçari nuk ka pasur armë, madje kishte fobi prej tyre. Në një komunikim me gazetarët para banesës, ata shprehen se Klodjani kishte dalë për të blerë cigare në një kioskë që qendron e hapur 24 orë në zonën e Don Boskos, dhe asnjëherë nuk ka pasur konflikte dhe probleme me të tjerët.

Njëri prej tyre tha për mediat se, Klodiani ka qenë me ta deri në orën 11:00 dhe në orën që është përballur me policinë ka dalë për të blerë cigare në një kioskë që rri hapur 24 orë në “Don Bosko”.

“Unë jam shoku i Klodiani. Klodianin, e kemi pasur 20 vjet shok. Ka qenë njeri që ka gëzuar respektin çdo njeriu që e ka takuar të paktën një herë në jetë dhe natën që ka ndodhur ngjarja Klodiani ka qenë me ne deri në orën 11:00 të natës.

Dhe aq sa jam unë tani i armatosur ka qenë edhe Klodiani. Nuk ka pasur kurrë armë në jetën e tij. Familja e di më mirë që ai as në shtëpi, as në lagje kurrë në jetën e tij nuk ka pasur armë. Nuk ka qenë njeri që mund të cilësohej me rrezikshmëri.

Ai ka dalë jashtë orës për të blerë cigare në një kioskë që rri 24 orë hapur, tek ‘Don Bosko’. Nuk ka qenë person me rrezikshmëri. Ka qenë natyrë shumë e qetë, i respektonte njerëzit”, thotë ai për mediat.

I riu e konsideron të paligjshëm veprimin e policisë, ndërsa thekson se për ngjarjen janë dhënë versionin të ndryshme. Ai thotë se Klodiani nuk kishte probleme serioze me shëndetin dhe se ishte normal.

“Veprimin e policisë e konsideroj të paligjshëm. Brenda një kohe të shkurtër janë dhënë tre njoftime të ndryshme. Arma nuk i përkiste Klodian Rashës. Ishte me ne deri në orën 11. Ai nuk kishte probleme, dilte nga shtëpia deri në lagje.

Nuk kishte probleme, të gjithë e respektonin. Më shumë se kemi humbur shokun na dhemb që është njollosur.

Si çdo njeri që mund të merrte ilaçe për diçka të vogël, nuk kishte gjë serioze. Ishte njeri shumë normal. Ne nuk jemi thirrur për të bërë deklaratë. Ne jemi të partë që do të protestojmë”, tregoi ai.

Klodian Rasha u qëllua nga efektivi i policisë dhe gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi nuk iu bind urdhrit të tij për të ndaluar, ndërsa kishte shkelur orën policore.

fgj 2 1

Artikulli paraprakZbulohet dëshmia/ Polici që vrau pas shpine 25-vjeçarin rrëzon deklaratat e Policisë, pai u mor dy herë në pyetje
Artikulli tjetërSkandal i ri me fondet e rindërtimit! 5 nga 12 godina tek zona “5 maji” kthehen në zyra luksi për qeverinë dhe bashkinë