Rama në gjendje të rënduar propozon ligjin: 1 vit burg kush tallet me mua

Çmenduria e një njeriu në panik nuk ka limit. Akti i fundit është propozimi për të dënuar me një vit burg kush tallet me të, ose kush bën montazh të fotove.

Edi Rama nuk ndalet në dëshirën e tij për të dënuar njerëzit që i dalin kundër dhe sidomos mediat që janë në opozitë me të.
Por mania e Ramës ka shkuar përtej imagjinatës, aq sa tani kërkon që të dënojë edhe njerëzit që bëjnë meme në rrjetet sociale.

E këto ndryshime meqenëse nuk e lejoi njeri që ti bëjë në ligjin e medias që ai kishte menduar, ka vendosur ti bëjë në Kodin e ri Penal të ideuar dhe të përgatitur nga ministrja, Etilda Gjoni.

Me iniciativën e kësaj, kuptohet pas urdhrit të dhënë nga Rama, ministrja propozon në kodin e ri penal që të kriminalizojë memet në rrjetet sociale dhe të dënojë njerëzit me 1 vit burg, kush bën meme, pa marrë më parë pëlqimin e personit.

Drafti i Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet në kodin penal parashikon ndëshkime edhe për postimet që qytetarët bëjnë në faqet e tyre në rrjetet sociale siç është facebook.

Propozimet e Ministrisë së Drejtësisë përkojnë në një masë të madhe me draftin e përgatitur nga qeveria për ligjin antishpifje.

Shpifja në rrjetet sociale cilësohet e dënueshme në pikën dy të nenit 227 të draftit, ku thuhet se përhapja e qëllimshme e deklaratave rreth një fakti specifik të rremë dhe ofendues ndaj personit si dhe/apo çdo informacioni tjetër të rreme, që cenojnë nderin dhe reputacionin, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë lekë.

Ndryshimet në këtë dispozitë parashikojnë edhe një dënimin plotësues ku thuhet se autori ka detyrimin të bëjë përgënjeshtrim dhe të kërkojë falje publike ndaj personit që është dëmtuar nga shpifja.

Artikulli paraprakBasha me bizneset: Do ta largojmë të keqen, garanci për investimet tuaja
Artikulli tjetërGazetarja e BIRN: Pronarët e kontratës më të madhe, asaj të inceneratorit të Tiranës mbahen sekret