Humb jetën 69-vjeçari me Covid-19 që u hodh nga Infektivi, nipi denoncon skandalin: E lanë në koridor dhe…

Vdekja e 69-vjeçarit Reshat Grembi një ditë pasi u hodh nga kati i dytë i Spitalit Infektiv ka ngjallur zemërimin e familjarëve. Nipi  i tij Sadik Grembi, në një prononcim për mediat është shprehur se xhaxhai i vdiq si pasojë e covid-19 dhe neglizhencës së mjekëve. Ai rrëfen ecejaket nga banesa në spitalin e Fierit dhe neglizhencën e mjekëve të cilët nuk i bën tamponin por me temperaturë 40 gradë i thanë të shkojnë në shtëpi.

Ai gjithashtu ka akuzuar edhe autoritetet e spitalit Infektiv të cilët nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi gjendjen e tij dhe për faktin sesi humbi jetën.

“Vdiq nga Covid-19, pa ju bere tamponi. Asnje konfirmim nga spitali si ndodhi. Nuk kemi fuqi te zbardhim te verteten. 5 dite xhaxhai u mjekua nga mjekja e lagjes. ishte me teperaturë shkonim në Fierë, i bëjmë serum. Na thonë çojeni në shtëpi. Kërkuam t’i bëhej tampon nuk ja bën. E sollëm në shtëpi, prapë me temperaturë. Vetëm pasi ne i bëmë skanerin na thanë se ka covid, pa i bërë tamponin. E Çojmë urgjent në Tiranë dhe e kanë mbajtur 6 orë në corridor pa mjekim”, ka thënë nipi.

Artikulli paraprakVideo/ Basha: Shqiptarët kanë nevojë për ndihmë e më shumë teste. Plani ynë ofron zgjidhje! Kjo nuk është çështje politike…
Artikulli tjetërEdvin, ti noton në flligështinë e soijt tënd!