Alibeaj publikon Videon: Sërish asgjë nuk ka për të ndodhur. Naftëtarët do të vuajnë, nafta do të vidhet…

Enkelejd Alibeaj: “U mbars mali e polli një mi” – është thënia që i rri më mirë Edi Ramës!

Historia e mashtrimeve dhe e vjedhjeve të pasurisë kombëtare përsëritet çdo herë me Edi Ramën.

Edi Rama di vetëm të gënjejë. Një gënjeshtër sot, një gënjeshtër mot, ka kaq vite që u bën naftëtarëve premtime boshe. “U mbars mali e polli një mi” – është thënia që i rri më mirë Edi Ramës, sepse edhe kësaj here asgjë nuk ka për të ndodhur. Naftëtarët do të vuajnë, nafta do të vidhet.

Ndiqeni videon! Aty është fytyra e një kryeministri të pafytyrë që tallet me bukën e gojëa të qindra familjeve. Thotë të njëjtat gënjeshtra që të shtyjë edhe një ditë tjetër në karrige. Ajo është e vetmja gjë që i intereson. Njerëzit nuk i ka patur dhe nuk i ka në llogari.

Artikulli paraprakEpoka në gjyq… liria në kryq!
Artikulli tjetërTrajtimi në kushte shtëpie për Covid-19, Ylli Merja prezanton për herë të parë sekretin e “ilaçit me pika”