45 vjeçarja u arrestua pse qeshi kur po fliste Rama, shpërthen revolta e zemërimi në rrjetet sociale

Lajmi më i komentuar dhe më i shpërndarë gjatë orëve të fundit në rrjetet sociale është ai i një gruaje 45 vjeçare që u shoqërua në polici vetëm pse qeshi me zë të lartë, teksa ishte duke folur kryeministri Edi Rama.

Një ngjarje në kufijtë e të paimagjinueshmes, e cila ka ngjallur zemërim dhe ironi në median sociale.

Edi Paloka
Përfundimisht ka ikur, po ka ikur fare nga “mendorja”. Lëshon gardën të kapë njerëzit që qeshin në rrugë! Angazhon Policinë e Shtetit të përgjojë JOQ dhe ata që komentojnë aty…! Mendoja se “partite e reja” do e qetësonin pak, po hiç.

Agim Xhafka
E futa në një qese letre librin “Njeriu që qesh”. Pata frikë mos ma shihte rrugës ndonjë polic.

Genc Sejko
Do të tregoj një barsoletë por prit sa të kalojë kryeministri

Gentian Gaba
O milet, dëgjoni e mbani vesh; po prishte qetësinë e lugatit…

Briken Fejzullai
Ja u shoftë Zoti farën!

Edi Oga
A lejohet të nënqeshësh nën maskë?

Basir Çollaku
Krijohet policia e buzëqeshjes. Pranga nëse decibelët e tingujve janë tej normave qeveritare. Terror i kuq. Kanibalizem 2020. Këtyre sojsëzëve do ua lëvizë Zoti kockat nga rehatia, kudoqofshin…

Julian Deda
Vini re, vini re! Urdhër i diktaturës. Është rreptësisisht e ndaluar të qeshni me udhëheqësin tonë, shokun Edi. Nëse ju shkon ndër mend të bëni një gjë të tille, do t’ju vihen menjëherë prangat dhe do të shoqëroheni forcërisht në komisariat.
P.s. Mjerë ky vend ç’po heq.

147 1286990944535365434 o

Artikulli paraprakTeliti rrëzon propagandën e Ramës: Asnjë qindarkë për rindërtimin, por miliona e miliona euro për inceneratorët!
Artikulli tjetërTallja nuk është ligj, Edi Rama!