Çfarë di Veliaj për krijimin e 5 partive të djathta pak muaj para zgjedhjeve? Ja e vërteta që djeg Murrizin, Topallin e të tjerë

Drejtuesi politik i PS në qarkun Tiranë Erion Veliaj, gjatë një takimi në zonën e Dajtit në Tiranë deklaroi se priten 5 parti të djathta të dalin në fushatë.

“E Djathta del e përçarë në 5 parti. Mbajeni mend në 5 parti. Do ti numëroni në ditët në vazhdim. 5 parti të tjera nga e djathta“.

Pyetja është: çfarë di Veliaj?

Çfarë di Veliaj për firmëtarët e partisë së Murrizit të Myzeqesë? A mos janë edhe ata si firmat e PS Vlorë për të krijuar Bindjen Demokratike, ku firmosi edhe kunata e Fatmir Xhafës.

Cili është kontributi i tij financiar i KESH apo oligarkëve të në krijimin e ketyre partive?

Çfarë di Veliaj për kontaktet e kreut të KESH Benet Rama me Jozefina Topallin? A jane këto parti në shërbim të pushtetit të Edi Ramës?

Po, këta synojnë ti heqin votat PD për të mos marrë një mandat më shumë Shkodër (Jozefina), për të mos marrë PD një mandat më shumë në qarkun Fier (Murrizi), për të mos marrë një mandat më shumë në Vlotë (Patozi), apo për të hequr vota me Nismën e Rudinës në Tiranë.

Është e qartë si dielli që lind çdo ditë, se pasi kanë humbur besimin e shqiptarëve, pasi dështuan të percajnë opozitën, pasi dështuan tu marrin komisioneret, tani shpresat i kane varur te blerja e ndonje ish demokrati për të krijuar parti në sherbim të Edi Ramës. /Faktor

Artikulli paraprakVideo/ Biznesi po vuan pasojat e rënda të krizës së pandemisë! Basha: Ka nevojë për një plan mbështetjeje. Koha nuk pret!
Artikulli tjetërSi miratuan Rama dhe Ahmetaj 9 procedura brenda ditës, Alibeaj: Anija e skemave të inceneratorëve po mbytet