Lirohet nga burgu vëllai i kryebashkiakut të Ramës, u arrestua për trafikim droge

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka pranuar kërkesën e avokatëve për të nxjerrë nga burgu Albert Tucin, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim i narkotikëve”. Avokatët Sokol Tahiraj dhe Arbër Hoxha kërkuan zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Tuci është vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë -Arrez Fran Tucit, përfaqësues i Partisë Socialiste. Njoftimin për arrestimin e tij e bëri në qershor dega e Partisë Demokratike në Pukë.

“PS dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me kr imin, trafiqet”. PD i bën thirrje kryebashkiakut të japë dorëheqjen.

“Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEGA PUKË
Të nderuar qytetarë. Partia Demokratike Dega Pukë , po ndjek me interes të lartë zhvillimet e ditëve të fundit në qytetin Fushë-Arrëz, ku është arrestuar

Albert (Arben) Tuci ,vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë -Arrez z.Fran Tuci, me ak uzën për kultivim dhe trafik dro ge.

Ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të ketij komuniteti edhe më gjerë. Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me kr imin, trafiqet etj.

Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kri minale, ku sipas raportimit në medja janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre.

Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone.

Qytetarët e Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre.
Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet “peng” nga rilindja e kriminalizuar”, thuhej në njoftimin e PD.

Artikulli paraprakAfera e inceneratorëve, Bardhi publikon videon: Thëniet e kundërta të Ramës e Ahmetajt provë e hallit të madh që kanë për të fshehur
Artikulli tjetërInfektohet me Covid-19 deputetja e PS