21-vjeçari humb jetën nga Covid-19

Ledian Ceka, banues në lagjen “Skënderbe” në Elbasan është 21-vjeçari që humbi jetën nga COVID-19 mbrëmjen e djeshme.

21-vjeçari, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku edhe është vendosur menjëherë në intubim.

Por pavarësisht përpjekjeve, i riu nuk mundi ta fitojë betejën me koronavirusin.

Ai vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, konkretisht nga sëmundja e mushkërive.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme 21-vjeçari ka humbur jetën pasi ishte me sëmundje bashkëshoqëruese.

Artikulli paraprak“ER prezantoi si punë të vetën rrugën e Kombit”, Teliti i përgjigjet Ramës: Thesi i gënjeshtrave qenka shpuar aq keq sa…
Artikulli tjetërGratë naftëtare në gjendje të rëndë, Rama iu bën presion që të dalin nga greva…