E paralajmëroi Basha, javën e ardhshme zyrtarizohet largimi i kryebashkiakes së Durrësit

Burime për A2 kanë konfirmuar largimin nga detyra të kryetares së komanduar në detyrë të Bashkisë Durrës, Emiriana Sako.

Largimi do të zyrtarizohet javën e ardhshme dhe pritet të komandohet në këtë detyrë një tjetër emër, ai i Milva Ekonomit.

Nuk jepen detaje për arsyen e largimit.

Në konferencën për shtyp para gazetarëve, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi se Milva Ekonomi do të dërgohej në Durrës nga Rama për të firmosur për inceneratorët.

Ndërkohë, në vazhdën e ndryshimeve të drejtuesve, janë përfshirë dhe drejtoritë rajonale, që deri më tani është konkretizuar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Postës, Drejtorisë së Arsimit parauniversitar.

Artikulli paraprakNdalohen në Itali dy autobusë nga Shqipëria, ishin plot … jo me pasagjerë, por me…
Artikulli tjetërRrëfimi tronditës i familjarit për të afërmin që humbi jetën nga Covid-19: Hapa arkivolin dhe…