Prej një viti në çadër nga tërmeti/ Viktor Gjoni: Jemi të dëshpëruar. Vajzës së sëmurë ia kam marrë ilaçet me lekë borxh

Basha viziton familjen Gjoni në që jeton prej një viti në çadër në kushte të rënda
Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha ishte në qytetin e Kurbinit, ku vizitoi familjen e Viktor Gjonit. Prej 10 muajsh, ai jeton në cadër së bashku me familjen e tij, teksa ky do të jetë dimri i dytë për të jashtë shtëpisë, që vijon të mbetet e dëmtuar rëndë. Fëmijët e z.Gjoni kanë të marrë të ftohur nga jetesa për një kohë të gjatë në çadër. Ai është detyruar të marrë para borxh për të paguar ilaçet për kurimin e fëmijëve të tij.
Prej 7 vitesh, Viktori si kryefamiljar nuk ka mundur të gjejë një punë për të mbajtur familjen. Përveç gjendjes shëndetësore të fëmijëve, atij i është dashur të paguajë shumë të mëdha parash për çështjen e certifikatës së pronësisë. Si ndihmë nga shteti, ai merr një shumë qesharake prej 39 mijë lekësh të vjetra, që nuk mjaftojnë as për të mbuluar shpenzimet e përditshme.
Në Planin e saj me 5 Pika për Rimëkëmbjen e Ekonomisë, Partia Demokratike ka propozuar dyfishimin e ndihmës ekonomike për personat që përfitojnë nga kjo ndihmë, për 6 muajt e ardhshëm. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të zbatojë këtë plan masash në ndihmë të qytetarëve, sidomos të atyre që janë prekur nga tërmeti i nëntorit të kaluar. Ky gjashtë muajsh do të jetë një periudhë e vështirë për qytetarët shqiptarë, në veçanti për ata që këtë dimër, do ta kalojnë sërish në çadër.
Viktor Gjoni: Sot ka ardhur nga shkolla për problemet shëndetësore që ka.
Lulzim Basha: Çfarë ke patur, ke patur vështirësi me frymëmarrjen?
Viktor Gjoni: Po! Lulzim Basha: Ku e ke vizituar?
Viktor Gjoni: E ka vizituar ne Lezhë, 2 herë i kam marrë kura. I kam marrë si i thonë, kam hyrë borxh e i kam marrë kurën, prapë e njëjta gjë. Ky lloj shteti fjalë ka shumë. Unë për vete i kam pa dhe i kam vuajtur premtimet e këtij. Sepse unë para 2013-ës këtu në katund, kam punuar në të zezë, kam punuar. Po i kam punuar, i kam marrë 100 mijë lekë në muaj, i kam marrë 10 ditë pune.
Nga 2013 që ka hipur ky në pushtet si pasojë e asaj taksës që thuhet taksa progressive, nuk ka pasur munësi kush me më dhënë një ditë punë më. Ku me ngrënë bukë, duke u munduar për të mbijetuar. Tani vetëm në dorë të madhit Zot. Se për dorë të tij, jo unë por kanë mbaruar të paktën 70% e robvë. Janë me biznese dhe janë duke u qarë.
Shkoj me marrë një thes miell më thonë nuk kam mundësi për ta dhënë se s’ke ku i merr që të m’i japësh ëdhe unë s’kam lekë që të marrë furnizimin. Vetëm 39 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike. Ato nuk e di, a t’ia marr ilaçe kësaj a të ha bukë, a të blej vaj. Ka 15 muaj që jam tu u marr vetëm me letrat me çertifikim e kësaj prone, me çertifikimin.
Më kanë marrë 900 mijë lekë, kam hyrë në borxh deri këtu. Ky, edhe atë 39 mijë lekësh që e marr te ndihma ekonomike mundohet të ma marr mos me një mënyrë me një tjetër.
Artikulli paraprakEdi Rama, mbi 130 milionë euro shpenzime luksi për zyrat e tij! Denoncimi me fakte i Telitit
Artikulli tjetërSado gaztorë e zhonglerë të nxjerrë në rrugë dhe në ekrane Edi Rama, nuk gënjen dot sipërmarrësit që po falimentojnë dhe…