Një parti Lymi, një Rudi!

Myslim Murrizi ka reaguar për vendimin e Rudina Hajdarit, e cila ka deklaruar se do të krijojë parti tjetër.

Hajdari, ka refuzuar kështu t’i bashkohet partisë së Myslim Murrizit dhe grupit të tij, ndërsa ky i fundit në një reagim për Abc News thotë se nuk është takuar me Hajdarin, por sipas tij dy parti më shumë nuk bëjnë keq.

“Partia po mblidhe firmat për tu regjistruar në gjykatë, jemi disa deputetë që do bashkohemi. Nuk do ketë komunistë, sigurimsa, s’do jetë parti e kryetarit, e djathte dhe qendër e djathtë.

Për Rudinën, nuk e kam takuar, por dy parti më shumë nuk bëjnë keq”, është shprehur Murrizi.

Artikulli paraprakMessi komunikatë për të zbuluar të vërtetën…
Artikulli tjetërRama ndjen përmbytjen, largon gjysmën e qeverisë për të shpëtuar, ministrat që do bëhen “koka turku”