Senatoriumi kthehet në burg! Ja çfarë po ndodh pas vetëvrasjes së dy pacientëve me Covid-19

Pas vetëvrasjes së ë dy pacientëve me Covid-19 duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ky spital po kthehet në burg. Dy ngjarje të rënda në godinën ku prej muajsh luftohet me virusin e rrezikshëm ka detyruar autoritetet të mendojnë për të ndërmarrë një hap për sigurinë e pacientëve.

Abc News mëson se drejtoria e Spitalit të Sanatoriumit po mendon të vendosë hekura në dritaret e dhomave, si pasojë e hedhjes nga lartësia e dy pacientëve në një periudhë kohore më pak se një muaj.

Më 13 gusht nga kati i katërt i këtij spitali u hodh Xhino Koça, 29-vjeçari nga Durrësi nga një familje e njohur në këtë qytet, i cili për pak ditë do të kthehej në shtëpi për shkak se gjendja e tij po stabilizohej.

Ndërkohë që ditën e djeshme nga po e njëjta lartësi, u hodh duke i dhënë fund jetës vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani, Hasan Mira.

Lidhur me këtë dy ngjarje tashmë prokuroria ka nisur hetimet.

senatorium scaled 1

Artikulli paraprakVideo/ Si shqiptarët uvarfëruan në 7 vitet e Ramës, Tabaku: Zgjidhja e vetme, të largojmë taksidarët për t’i hapur rrugë punës e kapitalit
Artikulli tjetërEksperti i Arsimit: Tekstet falas janë një mashtrim i Ramës dhe Shahinit. Do të jepen tekste të papërdorshme