Vjedhja 1,1 miliardë lekë/ Berisha: Edvin Hajduti dhe Karlo Malavita nuk ngopen! Seria e vjedhjeve është e gjatë…

Nga Sali BERISHA

Edvin Hajduti dhe Karlo Malavita nuk ngopen. Ata me një skemë të re vjedhin së bashku 1,1 miliardë lekë. Skema është si vijon.

Mirlinda Kaçanaj, e famshme për vjedhjet me tenderë sekret, në më pak se 2 vite, duke thyer çdo rregull, i jep me urdhër, sekserit të Karlo Malavitës, tendera me vlerë 7,5 miliardë lekë.

Sekser Gjelishti, kompania e të cilit nuk ka asnjë aktivitet, por vetëm fiton gjithnjë tenderë nga Ndrikull Karçanaj, nga shtatori 2019 gjer në mars të vitit 2020, ka fituar tendera nga Ndrikull Karçanaj 1,5 miliardë leke, nga të cilat 1 miliard, pra rreth 70% të tyre – Sekser Gjelishti me gjakftohtësi kriminale, pa iu dridhur dora, i derdh direkt sipas dokumenteve bankare origjinale në llogaritë e kompanive me pronarë Karlo Malavita dhe bashkëshortes së këtij të fundit, Ndrikull Alba.

Pra, Sekser Gjelishti i dorëzon menjëherë 70% të parave të fituara e tenderët, ndërkohë që nuk ka asnjë aktivitet tjetër privat përveç guximit për të vjedhur paratë me tendera të narko-qeverisë, natyrisht për llogari të Edvin Hajdutit dhe Karlo Malavitës.

Motivi i këtij transaksioni, sipas vet Sekser Gjelishtit, duke dhënë për “reklamë” 70% të shumës që merr nga tenderat, pa pasur asgjë për të reklamuar, është se Karlo Malavitën e kam mik me kokë.

Po ju rikujtoj këtu se ky është vetëm rasti i fundit i vjedhjeve të përbashkëta të Edvin Hajdutit dhe Karlo Malavitës.

Seria e vjedhjeve të tyre është e gjatë, ndër të cilat po rikujtoj:

1 – 5000 m² tokë publike, caktuar për gjimnaz, që ka çmim tregu 1200 euro m²  (pra 6 milionë euro) dhe

2 – godina të ndërtuara nga taksat e shqiptarëve (Bunk – Art 1 & 2 si dhe Shtëpia me Gjethe);

Këtu më poshtë keni denoncimin me të gjitha dokumentet zyrtare nga ish-deputeti Endri Hasa të kësaj vjedhjeje të përbashkët të Edvin Hajdutit me Karlo Malavitën të një miliardë lekëve të taksapaguesve shqiptarë. 

#LIVE – Endri Hasa deklaratë për mediat

Kanë kaluar 48 ore që kur Partia Demokratike pyeti publikisht Edi Ramën se kush fshihet pas Igli Gjelishtit kompania e të cilit ka marrë në dy vitet e fundit 7.5 miliardë leke tendera.Edi Rama edhe ne këtë rast ka vendosur të fshihet.Partia Demokratike do të publikojë sot skemën korruptive të tenderave qeveritarë për kompaninë Web & Communications Development dhe kush janë përfituesit e vërtetë të miliarda lekeve të shqiptarëve.Ne disponojmë te dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit nga shtatori 2019 deri në mars 2020.Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë, Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino.Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino.Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.Pyetja që lind është se përse këto para kanë përfunduar në llogaritë e kompanive të Bolinos?!Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare.Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë.Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në xhepat e Carlo Bollinos për llogari të Edi Ramës.Kjo skemë tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes.SPAK është para një tjetër prove për të treguar se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re për të luftuar korrupsionin.Faktet janë aty, denoncimet janë aty, mjafton vetëm te hetohet dhe autoret e vjedhjeve te parave te shqiptareve të përballen me ligjin dhe drejtësinë.

Gepostet von Endri Hasa am Mittwoch, 2. September 2020

Artikulli paraprakBanorët në Rrushkull: Nuk kemi marrë asnjë gjë! Na kërkuan para për të rritur vlerën e dëmtimeve nga tërmeti
Artikulli tjetërVideo/ Si shqiptarët uvarfëruan në 7 vitet e Ramës, Tabaku: Zgjidhja e vetme, të largojmë taksidarët për t’i hapur rrugë punës e kapitalit