Rama, në anën e Beogradit në zgjedhjet në Malin e Zi

Nga Sali BERISHA

Miq, dje qytetaret e Malit te Zi votuan te lire dhe ne paqe per parlamentin e tyre te ri dhe qeverite vendore ne 5 komuna. Ata meritojne nderim dhe respekt.

Megjithkete, dy binjake siamez nderhyne ne rezulatatin e zgjedhjeve.

1-Serbomadhi Vuçiç, i cili:
ne nje akt te pashembullt mobilizoi e transportoi me mace e me minj ne Podgorice malazezet e serbizuar te Beogradit dhe duke perdorur lidhjet e semura te tij me kryepeshkopin Irinej, angazhoi kishen ultranacionaliste serbe per fushate elektorale ne Mal te Zi duke deshmuar se jo punet e Zotit por nacionalizmi i semure jane pasioni i saj.

2-Ne rezultatin e zgjedhjeve ne te njejten kahje ndikoi edhe argati i Beogradit ne Tirane, Zografi bis.

Ky i fundit ndikoi nepermjet:
perçarjes se shqiptareve dhe partive te tyre politike, te cilat nga 4 moren 2 deputete sepse shqiptaret reaguan ndaj apelit te tij perçares duke mos dale ne votime. Se dyti me apelin e tij “votoni Milon” beri qe mijra e mijra qytetare te Malit te Zi qe ishin te pavendosur por qe konsideruan apelin e tij te papranueshem dhe nje nderhyrje fyese per vendin e tyre vendosen ose te mos dalin fare ne votime ose te ndryshojne mendim dhe te votojne kundra Milos, i cili e kishte fitoren te sigurte.

Duke perfunduar uroj dhe njehere qytetaret e Malit te Zi per zgjedhjet dinjitoze qe zhvilluan dje dhe denoj me ashpersine me te madhe serbomadhin Vuçiç per keqperdorimin per qellime nacionaliste te Kishes serbe dhe dyndjen drejt Podgorices te malazezeve te serbizuar te Beogradit per te ndikuar ne rezultatin e zgjedhjeve te Republikes se Malit te Zi.

Une gjithashtu denoj me ashpersi me te madhe nderhyrjen vulgare te argatit te Beogradit ne Tirane, Zografit Bis per perçarjen e shqiptareve dhe thirrjet e tij vulgare “votoni per Milon”, te cilat paten nje efekt te qarte bumerang ne zgjedhjet e djeshme. sb

Artikulli paraprakRama gënjeu lezhjanët dhe gjithë shqiptarët, shkollat e dëmtuara nga tërmeti nuk hapin dyert me 14 shtator
Artikulli tjetërAtjoni në 25 vjetorin e lindjes…