Zgjedhjet në Malin e Zi/ Kush është shqiptari që ka në dorë formimin e qeverisë së re

Nga Beqir SINA – New York

Pas rreth 30 vitesh në pushtet partia e Milo Gjukanovç mund të pësojë humbjen e parë në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi, theksojnë  analsitët e këtyre zgjedhjeve, sot pas rezultateve paraprake.

Sipas projeksioneve të ndarjes së mandateve, koalicioni opozitar do të ketë 42 nga 81 deputetë që ka parlamenti malazez.

Partia pro-serbe Fronti Demokratik, edhe pse e renditur e dyta në këto zgjedhje duket se do të vendosë kryeministrin e ardhshëm, pasi së bashku me partitë e tjera të koalicionit kanë marrë shumicën e deputetëve, gjithmon simbas projeksioneve te para.

Por ai që ka në dorë formimin e qeverisë së re në Malin e Zi, dhe që po komentohet shumë është një shqiptar, Dritan Abazoviç, i cili është kreu i Lëvizjes Ura, që është shprehur se kurrë nuk do të bëjë koalicion me Gjukanoviç, një vit më parë.

Ndaj duke iu referuar dekleratave të kreut të parties Ura, Dritan Abazoviç, 4 deputetët që partia e tij fitoi janë “llogaritur”, si pjesë e partisë pro-serbe, por, simbas analistëve të këtyre zgjedhjeve, thuhet se politika ballkanase, jo një here si në Mal të Zi, Kosovë, Serbi, Maqedoni e Shqipëri, ka treguar se ndryshimet mund të vijnë edhe në momentin e fundit.

Megjithatë, shpresohet se Partitë shqiptare që kanë fituar 2 deputetë do të jenë në opozitë, pasi janë në koalicion me Gjukanoviç, por një kthesë në momentin e fundit e Abazoviç, mund të bëjë edhe atë që shqiptarët të përfaqësohen edhe në qeverin e Mait të Zi.

Pritet me shumë interes numërimi i votave të mbetura për të kuptuar edhe shpërndarjen përfundimtare të mandateve, por fati i qeverisë së re malazeze është në duart e një shqiptari, Dritan Abazoviç.

Kjo është një intervistë me ish parlamentarin më i ri në Parlamentin e Malit të Zi – Dritan Abazi, dhënë më 12 Nëntorë 2015, në New York

Mysafirë – në Nju Jork, ishte për një vizitë pune – parlamentari më i ri në Parlamentin e Malit të Zi – Dritan Abazi – i cili hyri nëparlament si deputet nga partia Mali Zi Pozitiv, por pas disa dështimeve për krijimin e pushtetit lokal në Nikshiq, si edhe ate në Podgoricë, mbrenda kësaj partie, u krijua krahu për riorganizimin e saj, të cilët pas manipulimeve simbas tyre të kreut të partisë në Këshillin Qendror, ato u larguan nga partia dhe mbetën deputet të pavarur. Gjatë kësaj kohe në Mal të Zi, u inicua themelimi i Lëvizjes Qytetare URA nga ish kryetari i SDP, zoti Rakçeviç, ku të cilës Lëvizje u bashkangjit edhe zoti Abazi i cili është zgjedhur edhe nënkryetar i kësaj lëvizje, dhe njëkohësisht e përfaqëson këtë Lëvizje në Parlament.

118702189

118308631 3544847218

Artikulli paraprakReagimi i fortë nga Brukseli: Rama hedh në erë çeljen e negociatave me BE
Artikulli tjetërPërkujtohen vuajtjet e mijëra heronjve në burgun e tmerrshëm të Burrelit