Mediat botërore: “Jeta është një plazh në Wuhan, ndërsa bota paguan çmimin e virusit Covid-19”

Media shtetërore kineze u ka dalë në mbrojtje banorëve të Wuhanit, pas pamjeve të publikuara ku ata shiheshin duke festuar në një pishinë gjigante, pavarësisht pandemisë.

Ditën e djeshme, “Global Times” hodhi poshtë sulmet në drejtim të Wuhan: “Tani Wuhan po pret fluks turistësh dhe ekonomia e saj po ringjállet.

Banorët besojnë se kjo shihet jo vetëm si një shenjë e rikthimit të qytetit të normalitet, por edhe një kujtesë për vendet që po lùftojnë me virùsin, se masat e rrépta parandaluese do shpárblehen”.

Mijëra njerëz u mblodhën për të shijuar një festival muzike në pishina, pa maska në fytyrë dhe ngjitur me njëri tjetrin.

Kjo ngjalli reagime të forta në mbarë botën, ku nuk munguan as titujt thumbues në mediat e mëdha. Një faqe e parë e gazetave në Australi e titulloi historinë si “festa e madhe e Kinës”, dhe “jeta është një plazh në Wuhan, ndërsa bota paguan çmimin e virusit”.

Pamje të tilla zor se mendohet që mund të shiheshin në 2020-tën. Por fotot e pjesëmarrësve në festën gjigante të mbajtur në parkun ujor Maya Beach të Wuhan-it, kanë bërë xhiron e botës. Masat ekstréme të izolimit u hoqën në muajin prill dhe që prej mesit të majit, as Wuhan-i e as province e Hubeit nuk kanë regjistruar më raste të brendshme inféktimi.

the wuhan maya beach water park is offering

Artikulli paraprakMjeku i njohur shpërthen ndaj ministres: More urdhër nga kryepidemiologu dhe lëvize, ish-muratorët nuk…
Artikulli tjetërMessi ende nuk i është bindur projektit të ri të Barcelonës