Nuk ndalen zjarret! Në Fushë Krujë flakët rrezikojnë banesat

Një sipërfaqe e madhe prej më shumë se 5 hektarë e pyllëzuar me pemë të ndryshme dhe shkurre është përfshirë nga flakët në fshatin Kullasë të Fushë Krujës.

Zjarri është përhapur me shpejtësi duke djegur siperfaqe të madhe.

Për shkak të përhapjes se madhe të zjarrit përpos zjarrfikëses së Krujes është dashur dhe ndërhyrja e një zjarrfikesje private e cila operon në zonën e Niklës.

Flakët e zjarrit po i afrohen varrezave të fshatit. Sipas zjarrfikësve zjarri është i qëllimshëm.

Jo shumë larg zjarrit janë dhe disa banesa të cilat rrezikohen nëse flakët nuk lokalizohen, për këtë arsye u kërkua dhe ndihma e zjarrfikëses private.

Ndërkohë, zjarri në fshatin Katund i Vjetër në Rubik vazhdon të përpijë pyje e kullota. Intensiteti i zjarrit ka rënë pasi nuk favorizohet nga era.

Dhe pse u bënë kohë që kërkohet ndërhyrje me mjete nga ajri ose forca nga toka te emergjencave civile ose ushtrisë një gjë e tille nuk është bërë deri tani.

Pyjet e Mirdites janë në dorë të zotit pasi shteti po tregohet inegzistent.

Artikulli paraprakCilësia e ujërave, Eurostat rendit shtetet bregdetare: Shqipëria mbetet nga fundi
Artikulli tjetërShqipëria e izoluar nga Covid-19! Rama nuk ka më fuqi as për të…