Kapexhiu fshikullon Ramën: Një “shkelm” për miqtë e shtrenjtë!

Mjeshtri i karikaturës, Bujar Kapexhiu ka sjellë sot në gazetën Mapo me punimin e tij, aktin më të fundit të skenës politike. Kapexhiu e thotë me karikaturën e tij, më qartë e më pastër se mijëra fjalë e përshkrime.

Edi Rama godet me shkelm ambasadorët, me të cilët ai deri tani ka ndarë çdo gjë, dhe është munduar t’i nxjerrë në publik sikur i ka gjithnjë në krah. Por Rama papritur u bë sovranist dhe i përzuri ndërkombëtarët.

Përfaqësuesit e SHBA, BE, Britanisë, Berlinit, kanë shprehur dje keqardhjen për ndryshimet e njëanshme dhe pa konsensus të Kushtetutës që kreu Rama në Parlament. Kryeministri riktheu edhe një herë konfliktin e fortë politik dhe vuri që tani në rrezik zgjedhjet, kushtin e parë dhe kryesor të nisjes së negociatave me Brukselin.

Karikatura e Kapexhiut sot në gazetën Mapo, ka pushtuar rrjetin dhe po bëhet sakaq virale.

Artikulli paraprak770 milionë euro humbje/ Teliti: Ekonomia në zgrip, Qeverisë i ka dalë situata jashtë kontrollit!
Artikulli tjetërPopullorët Europianë, thirrje historike shqiptarëve: Mbroni demokracinë, ajo që po bën Rama, e papranueshme