SPAK godet ”peshqit e mëdhenj”, u çon fletëarresti dy të vdekurve!

Gjatë ditës së djeshme lajmi i prerjes së 22 fletëarresteve nga ana e SPAK, për komisionerë që dyshoheshin se kanë mbushur kutitë e votimit, mori dhenë dhe u përgëzua operacioni edhe nga ambasadat më të rëndësishme në vendin tonë.

Por për të kuptuar më mirë katandisjen e dosjes së famshme 339, ku të gjithë pritën àrrestimin e bosëve të mëdhenj, mjafton të themi se dy prej komisionerëve, që u ishte çuar fletëàrresti, kishin ndërruar jetë ndërkohë.

Bëhet fjalë për shtetasit Kasem Lala dhe Besim Bregu, të cilët kanë ndërruar jetë muaj më parë, ama morën një góditje ”shembullore” nga ana e SPAK, strukturë që është ngritur për hetimin e krimeve në nivele të larta dhe korrupsionit.

Sipas burimeve nga SPAK dy komisionerët nuk janë çregjistruar, dhe fakti që ata kanë ndërruar jetë është konstatuar gjatë momenteve të ekzekutimit të masave ndaj tyre. Teksa pólicia ka shkuar në banesat e tyre, familjarët i kanë thënë që ata tashmë nuk ishin më në jetë.

Në fakt, duke qenë se dosja 339 fle në sirtaret e prokurorisë prej më shumë se 3 vitesh, nuk ka dyshime që mund të ndodhin edhe lajthitje të tilla, që duket se e bëjnë qesharake të gjithë punën e bërë për dosjen.

Në tre vite mund të vdèsin njerëz, të dyshuar, e jo më nuk mund të fshihen gjurmët dhe provat…

Artikulli paraprakEksperti i shëndetit publik thirrje Manastirliut: Analizoni gabimet me Covid-19, ktheni kursin drejt Perëndimit
Artikulli tjetërEnigma e dorëheqjes së zëvendësministres së Drejtësisë