Meta paralajmëron Ramën: Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë!

Presidenti i vendit, Ilir Meta, që nga dita që kryeministri Rama dhe mazhoranca në bashkëpunim me të ashtuquajturën “opozitë parlamentare” kanë vendosur të ndryshojnë Kushtetutën pa konsensusin e të gjitha palëve, ka qenë mjaft aktiv.

Pasi ditën e djeshme evokoi demonstrimin e madh të 2 Marsit të cilin e mblodhi po në mbrojtje të Kushtetutës, këtë të martë ai sërish ka dhënë një mesazh të qartë, por duke thirrur në ndihmë presidentin legjendar amerikan Abraham Lincoln.

“Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë. Ajo duhet të ruhet, sepse është e vetmja mbrojtje e lirive tona”, citon Meta një thënie të Abraham Lincoln për Kushtetutën.

116442

Artikulli paraprak“Motër, motër, s’ka më oksigjen!”, deputetja tregon gjendjen e saj pasi u prek nga Covid-19
Artikulli tjetërKompania celulare Telekom Albania ndryshon emrin