Video: Ky është turizmi i gjirizit në Golem!

Pamje të rënda publikohen nga ajo që duhet të ishte një nga zonat më të bukura e të pastra turistike të vendit, Golemi.

Ujërat e zeza rrjedhin drejt e në det në sytë e gjithkujt, përfshirë edhe të krerëve të pushtetit lokal, që e kanë lejuar rrjedhjen e tyre, në një kohë kur mësohet se Impianti i Përpunimit të Ujërave të Zeza ka 15 vjet në funksionim.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar skandalin duke zbuluar edhe arsyen pas kësaj ndotjeje të paprecedentë që i bëhet zonës së bukur turistike.

“Ky është turizmi i gjirizit, në Golem! Për Golemin është ndërtuar Impianti i Përpunimit të Ujërave të Zeza që në dhjetor të vitit 2005, tregon Berisha. Por narkokryetari i gjirizit preferon t’i derdhë ujërat e zeza në det, vetëm për të vjedhur paratë që duhet të paguajë për energjinë”, shkruan ai.

Ndiqni pamjet që flasin vetë

Ky eshte turizmi i gjirizit ne Golem!Miq, per Golemin eshte ndertuar impianti i perpunimit te ujrave te zeza qe ne dhjetor te vitit 2005. Por narkokryetari i gjirizit preferon ti derdhe ujrat e zeza ne det vetem per te vjedhur parate qe duhet te paguaje per energjjne. sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 18. Juli 2020

Artikulli paraprakLufta politike në Shqipëri dhe një lëvizje interesante e Sali Berishës!
Artikulli tjetër21-vjeçarja ndërroi jetë tek Infektivi, xhaxhai nxjerr bllof qeverinë: Amantia nuk vdiq nga Covid-19