Rritja e numrit të të prekurve me Covid/ Ekspertja e Task Forcës pranë PD analizon pse qeveria po dështon me masat

Rritja e numrit të të prekurve me COVID, Shqipëria e 12-ta në Europë. Ekspertja e Task Forcës pranë PD, Liljana Shyqyriu analizon pse qeveria po dështon me masat.

Perhapja e infeksionit nga Covid 19 si dhe rritja e pakontrolluar e rasteve te reja tregon edhe njehere deshtimin ne menaxhimin e situates se epidemise.

Nga te dhenat e fundit bazuar ne numrin e rasteve te reja per 1.000.000 banore vendi yne renditet i 12 ne Europe dhe i 52 ne bote. Nese i krahasojme keto shifra me muajt e meparshem, do te shohim se kemi nje kapercim ne renditje ne dy skajet e tabeles .

Nderkohe ne pergjigje te kesaj rritje te skajshme ne renditje boterore apo europiane, e vetmja mase e ndermarre nga ana e vendimmarresve per strategjine anti Covid eshte mbajtja e maskes ne ambientet e mbyllura.

Mbajtja e maskes si mase e ndermarre ne kete situate eshte thjesht nje mase e nevojshme por jo e mjaftueshme per zgjidhjen e situates.

Shtimi i numrit te rasteve ka ardhur si pasoje e mungeses se nje strategjie eficiente dhe gabimeve te bera ne fazat e hapjes duke mos ndjekur kritere specifike ne cdo faze te saj.

Mungesa e marrjes se masave eficiente ne Institucionet Shteterore dhe ato shendetesore,mungesa e testimeve per te njohur situaten e vertete, mungesa e pregatitjes dhe edukimit te opinionit publik beri qe infeksioni te perhapej ne shifrat e larta dhe te pakontrollueshme ne keto momente nga ana e strukturave perkatese.

Keqmenaxhimi i situates dhe deliri per te konkuar me vendet modele te Europes apo botes coi ne deshtimin e parandalimit te perhapjes se SARS-COV-2 dhe konkretisht

1. Nuk u arrit parandalimi i perhapjes se infeksionit ne mjediset spitalore apo qendrat shendetesore dhe me keq akoma u pranua publikisht qe infeksionet nozokomiale(apo Sars-Cov-2 ne rstin konkret) jane infeksione rutine ne mjediset spitalore.

2.Nuk u moren masa per parandalimin e perhapjes se infeksionit ne Administraten Shteterore te cilat u kthyen ne vatra .

3.Nuk u bene permiresime te protokollove per bizneset dhe ne vecanti per fasonerite apo call center midis te cilave povazhdojme te kemi riinfektime.

4. Nuk u realizua me eficience Izolimi i te semureve apo karantinimi i te dyshuarve per parandalimin e infeksionit ne ambientet familjare.

Autoritetet Shendetesore bejne mire qe te hartojne urgjentisht nje strategji eficiente dhe te marrin masat e duhura per te parandaluar perhapjen e metejshme te infeksionit, sepse nuk mund te perballohen epidemite vetem me maska apo me masa ku fajesohet qytetari dhe nuk merret asnje pergjegjesi Institucionale.

Artikulli paraprakVideo/PD i përgjigjet Ramës me fjalët e Gjiknurit: I tmerruar nga rotacioni!
Artikulli tjetërVideo/ Reagimi i fortë i Berishës: Fajin më së pari e ka ai që nuk mori asnjë masë për luftën kundër Covid-19