Skandal! Drejtori presion mjekëve që të mos tregojnë se janë me Covid-19, reagon Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetareje nga Berati me banim në Londër që ka ardhur pranë familjes. Ajo shkruan se, personeli i shëndetit parësor i infektuar më shumë se gjysma, nuk karantinohen.

Sipas saj, Drejtori institucionit iu bën presion që të mos tregojnë dhe nuk kanë as dizinfektim e punonjësit punojnë pa maska.

Berisha akuzon qeverinë për përhapje “narkoshtetërore” të infeksionit dhe ka publikuar mesazhin, e dërguar nga një qytetare. “Denoncon heqjen e karantinës për personat e infektuar nga COVID-19!- shkruan Ish-Kryeministri. –  Kjo është rruga e përhapjes narkoshtetërore të infeksionit. Lexoni denoncimin qytetarit dixhital.”

Përshëndetje Doktor.

Unë që po të shkruaj jam një emigrante nga Berati me banim në Londër që kam ardhur në Berat për të parë familjen.

Më bën përshtypje që në këtë kohe virusi, personeli i shëndetit parësor i infektuar më shumë se gjysma, nuk karantinohen.

Drejtori institucionit iu bën presion që të mos tregojnë dhe nuk kanë as dizinfektim e punonjësit punojnë pa maska.

Ky institucion po përhap infeksion.

Të lutem publikoje, sepse këtu njerezit paskan frikë të flasin. Me nderime.

Artikulli paraprakBasha: Të punosh dhe bësh biznes në Shqipëri është një luftë e përditshme me qeverinë! Ndryshimin nuk ka forcë ta ndalë askush!
Artikulli tjetërRama e ktheu Shqipërinë në një megaspital psikiatrik!