Situatë alarmante në Luginën e Preshevës nga Covid-19, Berisha: Rregjimi i Vuçiç diskriminon dhe nuk ndihmon shqiptarët

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar ashpër ndaj situatës alarmante të krijuar nga COVID-19 në Luginën e Preshevës.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka dënuar regjimin e Vuçiç si diskriminues dhe çnjerezor ndaj shqiptarëve të Preshevës dhe i bën thirrje OBSH të nderhyjë me urgjence në ndihmë të banorëve në luftën kundër COVID-19.

Postimi i plotë

Rregjimi i Vuçiç diskriminon dhe nuk ndihmon shqiptaret.

Te semure dhe te infektuar me shumice.

Nuk ka teste per zbulimin e Covid-19

Lugina nuk ka spital as mjeket e domosdoshem.

Denoj me ashpersi kete qendrim çnjerezor te rregjimit te Vuçiç ndaj shqiptareve.

I bej thirrje OBSH te nderhyje me urgjence ne Luginen e Presheves te ndihmoje banoret ne luften kunder covid19.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Ne Lugine te Presheves gjendja sa vjen e rendohet. Shume njerez te infektuar ne munges te testeve dhe friges qe te drejtohen ne spitalet serbe po vdesin neper shtepit e tyre. Ne munges te spitalit te kujdesit secondar ne Presheve dhe Bujanoc ata dergohen ne Vranje dhe Nish por pershkak te pasiguris ata vendosin te vdesin ne shtepi e mos te shkojn atje. Ju lutem reagoni qe te senzibilizohet opinioni ne Shqiperi dhe Kosove, te dergohen disa mjek nga Shqipria dhe Kosova dhe shqiptaret e lugines te trajtohen ne Presheve nga mjek shqiptar. Me larte ne foto e ke reagimin e drejtorit te shtepis se shendetit ne Presheve.

Artikulli paraprakRaporti: Neo-nazistët, urdhër pasuesve për të infektuar me Covid-19 me qëllim myslimanë dhe hebrenj
Artikulli tjetërBeteja e pashpresë e Ramës me Perëndimin