Skandali te kopshti publik, punonjësja rezulton me Covid-19 por mbahet sekret, Zhupa thirrje Veliajt të bashkëpunojë me ISHP dhe…

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas zbulimit të skandalit të infektimit me Copvid-19 të një punonjëseje, por pavarësisht këtij fakti çdo gjë është mbajtur sekret.

Zhupa shkruan në reagimin e saj se, skandali i investiguar nga emisioni “Boom” në RTV Ora tregoi edhe njëherë papërgjegjshmërinë totale të Bashkisë Tiranë dhe Veliajt si institucioni nën varësi të të cilit janë çerdhet dhe kopshtet publike në Tiranë.

Zëdhënsja e PD i bën thirrje Veliajt të bashkëpunojë me ISHP dhe të marrë masat e menjëhershme kur rezultojnë raste pozitive dhe jo të fshehin ngjarjen dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Reagimi i plotë i zëdhënëses së PD, Ina Zhupa

Skandali i investiguar nga emisioni “Boom” në RTV Ora tregoi edhe njëherë papërgjegjshmërinë totale të Bashkisë Tiranë dhe Veliajt si institucioni nën varësi të të cilit janë çerdhet dhe kopshtet publike në Tiranë.

Emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora solli me zë dhe figurë skandalin e ndodhur te kopshti publik ‘Katër Stinët’ ku një punonjëse ka rezultuar me Covid-19 dhe pavarësisht këtij fakti çdo gjë mbahet sekret.

Fëmijët vijojnë të frekuentojnë kopshtin, por prinderit nuk janë në dijeni të situatës.

Që nga 1 qershori që janë hapur cerdhet edhe kopshtet, janë të shumta rastet në Tiranë të punonjësve me Covid 19. Instituti i Shëndetit Publik duhet që mos lejoj punëdhënësin Veliaj dhe Bashkia Tiranë të vazhdoj aktivitetin e tyre kur rezulton një i infektuar. Çdo fshehje dhe vazhdim i qëllimshëm i aktivitetit jo vetëm që është rrezik për jetën e fëmijëve, familjeve të tyre dhe punonjësve të tjerë por duhet të përballen para drejtësisë sipas ndryshimeve të reja të Kodit Penal se po përhapin sëmundjen infektive.

I bëj thirrje Veliajt të bashkëpunojë me ISHP dhe të marr masat e menjëhershme kur rezultojnë raste pozitive dhe jo të fshehin ngjarjen dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Skandali i investiguar nga emisioni “ Boom” në RTV Ora tregoi edhe njëherë papergjegjshmërinë totale të Bashkisë Tiranë dhe Veliajt si institucioni nën varësi të cilit janë çerdhet dhe kopshtet publike në Tiranë.Emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora solli me zë dhe figurë skandalin e ndodhur te kopshti publik ‘Katër Stinët’ ku një punonjëse ka rezultuar me Covid-19 dhe pavarësisht këtij fakti çdo gjë mbahet sekret.Fëmijët vijojnë të frekuentojnë kopshtin, por prinderit nuk janë në dijeni të situatës.Që nga 1 qershori që janë hapur cerdhet edhe kopshtet, janë të shumta rastet në Tiranë të punonjësve me Covid 19. Instituti i Shëndetit Publik duhet që mos lejoj punëdhënësin Veliaj dhe Bashkia Tiranë të vazhdoj aktivitetin e tyre kur rezulton një i infektuar. Çdo fshehje dhe vazhdim i qëllimshëm i aktivitetit jo vetëm që është rrezik për jetën e fëmijëve, familjeve të tyre dhe punonjësve të tjerë por duhet të përballen para drejtësisë sipas ndryshimeve të reja të Kodit Penal se po përhapin sëmundjen infektive.I bëj thirrje Veliajt të bashkëpunoj me ISHP dhe të marr masat e menjëhershme kur rezultojnë raste pozitive dhe jo të fshehin ngjarjen dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Gepostet von Ina K. Zhupa am Freitag, 10. Juli 2020

Artikulli paraprakHumbin jetën 2 qytetarë të tjerë tek Infektivi, numër rekord rastesh të reja me Covid-19
Artikulli tjetërCovid-19/ Kryeministri i “fshehur” shpërfill edhe rekomandimet e Komitetit Teknik!