Video/ Tabaku i kërkon Ramës të mbajë premtimin dhe të japë dorëheqjen. Inceneratorët kushtojnë 400 milionë euro

“Ok, nëse janë 400 mln euro unë jap dorëheqjen, ti e jep dorëheqjen, çoje kokën, nëse janë aq unë jap dorëheqjen, publikisht le ta marrin ta analizojnë analistët deri të fund të kazanit dhe të nxjerrin në ballë të kazanit dhe po doli kaq unë jap dorëheqjen ti u fut një te qeshmë dhe vazhdon me tënden”.

Kjo është deklarata e kryeministrit Edi Rama nga foltorja e parlamentit nmë 30 nëntor 2017 pas akuzave të liderit të opozitës Lulzim Basha se, qeveria ka një projekt prej 400 milionë eurosh për përpunimin e mbetjeve.

Por një ditë më parë, një investigim i Birn tregoi krejt të kundërtën.

Sipas tij, projekti koncensionar i inceneratorit të Tiranës u prezantua fillimisht si një investim privat me vlerë rreth 140 milionë euro, i cili do të paguhej nëpërmjet një tarife për incenerimin e mbetjeve nga njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Tiranë.

Por një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH në Drejtorinë e Koncesioneve të Ministrisë së Financave në vitin 2019 zbulon se kostot e projektit për taksapaguesin janë gati tre herë më të mëdha, ndërsa studimi i fizibilitetit për këtë projekt është miratuar nga qeveria në mënyrë ekstra ligjore, pasi projekti nuk ishte i përballueshëm sipas fondeve të buxhetit të miratuara nga Kuvendi.

KLSH ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si institucionet përgjegjëse buxhetore pranuan koncesionin e propozuar nga kompania private, duke injoruar shkallën e lartë të rrezikut që përbën ky projekt për buxhetin e shtetit.

Lidhur me këtë situatë reagon edhe ish deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila i kërkon kryeministrit të mbajë fjalën.

“Ka ardhur koha të mbajë një herë të vetme fjalën, të japë dorëheqjen! E ka thënë vetë me zë dhe figurë!”, shkruan mbi video Tabaku.

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/295537078311634/?v=295537078311634

Artikulli paraprak239 shkencëtarë kritika të forta OBSH: Po mbeteni pas në raport me shkencën, duhen rekomandime më të rrepta…
Artikulli tjetërDenoncimi i 28 vjeçares: I telefonova 127 që në 26 qershor që të kryej testin, më morën emrin por akoma s’më është bërë tamponi