Zhupa: Hetimi për lidhjen me mafian italiane të Veliajt dhe Eco Tiranës duhet të përfshijë edhe tenderat e…

Zëdhënsaj e PD, Ina Zhupa shkruan në një reagim në faqen e saj sociale se, hetimi për lidhjen me mafian italiane të Veliajt dhe Eco Tiranës duhet të përfshijë edhe tenderat e zhvilluar nga kjo kompani dhe pse nuk e ka kryer funksionin e diferencimit të mbetjeve në Tiranë.

Zhupa shkruan më tej se, SPAK vazhdon të heshtë kur provat janë evidente, Veliaj vazhdon të qeveris Tiranën dhe mos japë llogari pavarësisht se ortakët e tij në “Eco Tirana” Sh.a janë në hetim penal për lidhjen dhe përdorimin e kompanive për pastrimin e parave të pista të mafias italiane.

Reagimi i plotë

Hetimi për lidhjen me mafian italiane të Veliajt dhe Eco Tiranës duhet të përfshijë edhe tenderat e zhvilluar nga kjo kompani dhe pse nuk e ka kryer funksionin e diferencimit të mbetjeve në Tiranë.

Tendera pa garë, fitues të paracaktuar, 92% e tenderave ne fondin limit, kështu ka funksionuar për keto 4 vjet “Eco Tirana” sh.a.

Eco Tirana ka zhvilluar tendera me vlere 5 milard lekë, për 52 kontrata publike që ka lidhur. 27 prej këtyre kontratave kanë qenë garë me vetëm 1 pjesëmarrës, duke dhënë rreth 3 milard lekë me fitues të paracaktuar. Ndërsa në 92% e të gjithë tenderave janë fituar në pragun e fondit limit.

Tenderat kanë pasur objekt kryesisht për blerjen e makinerive dhe koshave të rinj me qëllim kryerjen e diferencimit të mbetjeve por ky proçes nuk ka ndodhur kurrë. Pra këto miliona janë fonde publike konsiderohen të shpërdoruara, në mos qofshin edhe të vjedhura.

SPAK vazhdon të heshtë kur provat janë evidente, Veliaj vazhdon të qeveris Tiranën dhe mos japë llogari pavarësisht se ortakët e tij në “Eco Tirana” Sh.a janë në hetim penal për lidhjen dhe përdorimin e kompanive për pastrimin e parave të pista të mafias italiane. Kjo situate do marrë fund shume shpejt!

1 7

2 5

Artikulli paraprakZëri i Amerikës: Shqiptarët si 30 vite më parë me sytë nga ambasadat perëndimore
Artikulli tjetërTragjedi në Tiranë, gjenden pajetë nënë e bijë në apartament, një tjetër në gjendje të rëndë