Basha uron Elez Biberajn për funksionin e ri si drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës: Krenar për kontributin e tij!

Kryetari i PD, Lulzim Basha uron gazetarin shqiptar të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj për funksionin e ri si drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës.

“Krenar për Elez Biberaj dhe kontributin e tij jetëgjatë për lirinë e medias, demokracinë dhe të drejtat e njeriut!”, shprehet Kryetari Basha.

Ai shpërndau njoftimin e Zërit të Amerikës për emërimin e zotit Biberaj në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Median Globale (USAGM) ka emëruar gazetarin me përvojë të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj në postin e drejtorit në detyrë të Zërit të Amerikës.

Zoti Elez Biberaj ka drejtuar Divizionin e Euro-Azisë që nga viti 2006. Në këtë detyrë ai ka mbikqyrur trasmetimet e Zërit të Amerikës për Rusinë, Ukrainën, Armeninë dhe Ballkanin. Më parë ai ishte shef i shërbimit shqip të Zërit të Amerikës.

106316318

Artikulli paraprakShifra dramatike e sondazhit të IDRApoll, 77% e shqiptarëve: Vota blihet
Artikulli tjetër6,2 miliardë euro korrupsion në 7 vite, Tabaku: Sëmundja e ekonomisë shqiptare rrjedh nga korrupsioni i qeverisë