Transporti Publik paralajmëron Qeverinë: Nuk nisim punën po nuk na u plotësuan kërkesat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi sot rihapjen e transportit publik, por shoqatat e Transportit Ndërqytetas dhe Urban kanë deklaruar se nuk do të nisin punën.

Ata refuzojnë të rihapen pa u ndryshuar protokolli i sigurisë dhe pa u plotësuar kërkesat që ata kanë.

‘Është e pamundur që të fillojë transporti, pasi nuk respektohet protokolli’, është shprehur Enea Sulejmani.

Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas është shprehur se MSH ka hequr masat kufizuese, ndërsa protokolli vijon të jetë në fuqi, duke shtuar se janë në pritje të një vendimi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Gjatë paradites së sotme ka pasur protesta të shumta në qytete të ndryshme të vendit, në lidhje me mosnisjen e transportit.

autobusi1592562933

Artikulli paraprakMedia gjermane: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese fut në krizë krejt institucionet e Shqipërisë
Artikulli tjetërIsh-ministri i PS zbulon me kë ishte në makinë Ahmetaj gjatë aksidentit në Maqedoni: Të japë dorëheqjen!