Goodbye tollumbacja propagandistike Edi Rama!

Petrit VASIRI

Venecia+15 Kushtet+ ODIHR dhe Goodbye Edi Rama!
Tre goditje vdekjeprurese nderkombetare mjaftuan qe shteti i propagandes te shembet përtokë.
Raporti i ODIHR per votimet moniste te 2019 asgjesoi farsen e kriminalizimit dhe shitblerjes se zgjedhjeve te Edi Rames.

15 Kushtet e Bundestagut tashme te shnderruara ne Kushte Europiane per Hapjen e negociatave asgjesuan farsen e pseudoqeverisjes dhe provuan kriminalizimin e qeverise se Edi Rames ne cdo qelize.

Dje Komisioni i Venecias rrezoi pertoke farsen demagogjike te reformes ne drejtesi te Edi Rames duke asgjesuar edhe te gjithe bujurdinë hipokrite te reklames se nje reforme te deshtuar, e cila u vu ne sherbim te antishtetit te Edi Rames dhe kunder shtetit ligjor, qe duan shqiptaret.

Venecia vulosi dje integritetin absolut Kushtetues te vendimeve te Presidentit te Republikes si dhe nxori sheshit komplotin e Edi Rames per te rrembyer Gjykaten Kushtetuese si finalizim te rrembimit te te gjithe pushteteve nga ana e tij.

Venecia provoi gjithashtu se Parlamenti i karavidheve eshte thjesht dhe vetem nje landfill antikushtetues, qe riciklon pushtetin e parave te pista ye Efi Rames si dhe te endres se tij kriminale per rrembim te cdo pushteti.

Venecia i dha nje shuplake te perveluar edhe te gjithe nderkombetareve, qe synuan ta perdorin Venecian si nje menyre tinzare dhe te pabese kunder shqiptareve dhe ne favor te Efi Rames.

Venecia ishte nje pasqyre e pameshirshme, qe pasqyroi ne menyre te qarte fytyren e antiligjit te Edi Rames, qe nuk kursen askend dhe asgje per te realizuar histerine e tij kriminale.

Venecia provoi pa asnje ekuivok se i vetmi bastion e shtetit ligjor ne Shqiperi eshte dhe mbetet institucioni i Presidentit te Republikes, i cili eshte edhe themeli i ringritjes se shtetit te rrenuar te se drejtes.

Nga dje Shteti i propagandes u çfry totalisht se bashku me Edi Ramen dhe tashme ai eshte qartesisht vetem nje cofëtirë ne agoni dhe qe kuterbon erë.

Ndersa vete Edi Rama ishte dhe mbetet thjesht nje tollumbace propagandistike dhe asgje me shume, te ciles Venecia i keputi perin dhe e cfryu totalisht.

Ndaj s’na mbetet gje tjeter vetem te themi:
Goodbye tollumbacja propagandistike Edi Rama!

Artikulli paraprakRekord historik, 532 vota kundër Ramës në Parlamentin Europian, ose 90% e eurodeputetëve, e pret…
Artikulli tjetërKushti Nr.8 i Parlamentit Europian për Ramën: Dorëzo shpejt para drejtësisë ata që blenë votat