Si mashtroi Brataj për infektimin me Covid dhe skandalet në drejtimin e Urgjencës Kombëtare

Deri para një jave nuk e kisha provuar shërbimin e Urgjencës Kombëtare. Ishte pikërisht koha që vjerrhi im, i cili banon në periferi të Tiranës, pësoi gjengje të fikëti dy herë brenda orës. Të shqetësuar telefonuam në numrin 127. Përgjigja ishte, “prisni se nuk kemi ambulancë të lirë”. Të shqetësuar për shëndetin e njeriut tonë pritëm rreth 40 minuta dhe telefonuam sërish, por këtë radhë as nuk na u hap telefoni.

Bëmë ç’bëmë e nsisëm me makinën e një fqinji drejt urgjencës së spitalit ‘Nënë Tereza’. Fatmirësisht gjendja nuk rezultoi fatale për njeriun tonë.

Pikërisht pasi mora refuzimin e shërbimit të 127 për të transportuar njeriun tim të sëmurë drejt spitalit fillova të interesohem se si funksionon e nga kush drejtohet. Mësova se drejtori ishte Skënder Brataj dhe se ai vinte nga Italia, ku kishte punuar si kirurg plastik.

U futa në faqen e QKUM dhe shkrimi më hoqi çdo dyshim. Duke parë se çfarë shkruaje në portalin e Qëndrës Kombëtare të Urgjencës, kuptova se ju z.Brataj nuk mund të jeni mjek, por një rrenegat në drejtimin e shëndetësisë, zaten kështu janë ata që drejtojnë kudo, edhe në lëmin tim, në arsim ka si ty, por mjekët s’janë e as duhet të jenë si ty. I turbulluar nga çfarë lexova fillova të kërkoj nëpër postime, dhe në fakt përveç lavdatave ndaj ministrisë gjeta shkrime ku sulmoheshin dhe kërcënoheshin mjekët nga ju vetë! Medet, thashë, nivel rrugeçërish në drejtimin e vendit.

Një mjek s’mund të ketë vulgaritetin tuaj z. Brataj, betimi legjendar i Hipokratit jua ndalon këtë! Por ju ndoshta as e dini që egziston një i tillë. CV që ju keni shpërndarë më mori pak kohë, e për fat më ndihmoi të sqaroj opinionin rreth jush dhëndrri im, i cili është kunat me një mjek nga Vlora, bashkëkohës me ju. Shkova e i takova dhe pas retorikës së gjendjes së vjerrhit tim, ra biseda rreth teje z.Brataj.

Ç’të dëgjoja, në fakultet kishe qenë një student huligan, i rrahur disa herë me studentë të tjerë përfshi edhe Izet Haxhinë, por që kishe shpëtuar nga përjashtimi vetëm sepse ishe dhëndrri i dekanti të asaj kohe. Mësova se nuk ishe më i martuar me të, normal s’mund ta meritoje atë vajzë.

Meqë ra fjala, na sqaro publikisht, ke patur njeri në familjen tënde të burgosur për vrasje? Vrasje të shkallës së parë? Ti nuk ke pse kompleksohesh nga familjarët e tu, por sqaron genet e tua, që vlojnë në sytë e tu zgurdullues. CV-ja që ke publikuar ti zotrote më ndihmoi të kuptoj se atje në Piemonte ke ndërruar disa herë vende pune paralele, asnjë me ngritje. Kaq sherre bëje me kolegët sa ndërroje postacionin?

Po në vitet ‘92-‘96 çfarë pune bëje në Piemonte sepse nuk e kishe sqaruar? Ndër diplomat që publikoje asnjëra nuk më bindte, e pjesmarrja nëpër trajnime ishte si ajo e kolegëve të mi që bëhen drejtora, e i plotësojnë si duan vetë kualifikimet. Mesatarja jote e fakultetit linte për të dëshiruar, rreth 6, e kjo s’të lejon të bësh doktaratura e profesoratura! Biles miku im dhe kolegu jot nga Vlora më tha se para 10 vitesh, ti kishe konkuruar për këshillin regjional të Piemontes , një zonë që ka mbi 50 mijë shqiptarë, dhe nuk arrite të marrësh as 10 vota, por vetëm 9 vota. Ky ishte reputacioni jot në një zonë që jetoje prej 18 vitesh!

Kolegët e tu nuk ta falin që mashtrove opinionin se gjoja u infektove nga koronavirusi, e dy ditë më vonë dole në Vlorë bëre selfie krahpërkrah me Pëllumb Piperon në Lungomare. Nuk dihet përse e sajove sagën e infektimit?!

Kolegët e tu flasin për skenare që të gajasin, por ti mbyllu gojën e bëj ato IGG, madje publikoji që të mbrosh figurën tënde.

Ky kolegu jot, miku im e vlonjati jot, më tha që ishe bërë qesharak mes kolegëve, në një konferencë të Urgjencës duke u prezantuar me titullin profesor doktor, dhe kur njëri nga moderatorët të kish kërkuar diplomat, ti ishe tërhequr, e madje në shenjë hakmarrje e kishe larguar nga konferenca edhe përkrahësit e tu.

Kolegët e tu të bëjnë me faj se ke shkatërruar shërbimin e Urgjencës, se në kullën e saj në Laprakë, 99% të punësuarve janë farefisi jot, nuk janë nga vajzat e djemtë e arsimuar me djersë por nga ata që arsimimin e punësimin e kanë blerë apo marrë dhuratë.

Në fakt koha e mbërritjes së ambulancës le për të dëshiruar zotnia jote, ti nëpër postime lavdëroheshe se ambulancat e tua janë në vendngjarje për 10-15 minuta, ndërsa realiteti është krejt ndryshe, zoti drejtor. Shqipëria nuk është vetëm qendra e Tiranës, por edhe periferia e saj ku ambulanca do 1 orë të vijë, ose nuk vjen fare.

Shqipëria është edhe vendlindja ime, Kelmendi, ku ambulanca nuk shkon kurrë e ku njerëzit nuk kanë as mjek, por i drejtohen vetëm Zotit për shpëtim! Ndërsa ti mbete nëpër televizione i betuar të deformosh situatën e Covidit në Shqipëri. /E.H

Artikulli paraprakAksionere në dy kompani private/ Ministrja Gjonaj mbron gruan e Ben Blushit, duke ‘kapërcyer’ ligjin
Artikulli tjetërReagimi i fortë i Albana Vokshit ndaj Besës së Ramës: Edhe testin e matematikës opozita e nxori?