PD kërkon shkarkimin e Agron Malajt: KQZ të zbatojë ligjin dhe jo urdhërin politik të Edi Ramës

Partia Demokratike i ka nisur një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me anë të cë cilës kërkon shkarkimin e kryebashkiakut rilindas të Burrelit, Agron Malaj. Kërkesa i wshtw drejtuar për dijeni edhe ambasadorëve të SHBA dhe BE

Në letrën e firmosur nga sekretari demokrat Gazment Bardhi shpjegohet shkelja e ligjit nga Malaj dhe kërkohet shkarkimi tij nga KQZ.

Kërkesa e Partisë Demokratike për KQZ ka të bëjë me “shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së ‘Përgjithshme për funksionarin e lartë publik”.

“Pas 4 muajsh zvarritje, prokororia na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t’i hiqet mandati menjëherë. Ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.

Ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, edhe kur vepra penale deklarohet nga i dënuari, siç është rasti i kryebashkiakut të paligjshëm të Edi Ramës në Mat.

Ai jo vetëm duhet të largohet menjëherë, por me ligjin e dekriminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar. (Neni 2, pika 1, shkronja “a”)

Shqiptarët nuk e meritojnë të drejtohen nga kriminelët e Edi Ramës, nga vrasës, trafikantë droge, trafikantë vajzash, hajdutë dhe fallsfikatorë”, deklaron Bardhi.

Letra e plotë

1 42

2 29

3 23

4 15

Artikulli paraprakNgjarjet e Velipojës, fytyra e një pushteti të paarsyeshëm!
Artikulli tjetërBE shpall zyrtarisht datën se kur do të hapen kufijtë me vendet e Ballkanit