Zbulohet emri i të plagosurit, tension në Elbasan

Rreth orës 10:30 të paradites së sotme është regjistruar një përplasje me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Krastës.

Nga përplasja me armë dyshohet se është plagosur Ardian Çapja, i njohur si ‘i forti’ i Elbasanit.

Informacionet paraprake janë akoma kontradiktore..

Ndërkohë në periferi është djegur dhe një automjet por nuk dihet nëse ka lidhje me ngjarjen apo ka qenë aksidentale.

Ardian Çapja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve e aktualisht i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Por familjarët e tij nuk kanë dhënë këtë version. Në spital për uniformat blu kanë deklaruar se ai është rrëzuar në shtëpi dhe është lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e quajtur Kraste. Banorët në zonë kanë raportuar për të shtëna me armë zjarri dhe shumë pranë banesës ku jeton Ardian Çapja ka marrë flakë një mjet që nga të dhënat e policisë mësohet se ka pasur targa false.

Edhe policia doli me një deklaratë zyrtare paraprake.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur per ndihmë mjekësore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakZaida Çobo dhe Ardi Veliu
Artikulli tjetërSot 17 raste të reja me Covid-19, qytetet më të prekura