12 raste të reja me Covid-19 në një ditë në Shkodër, infektohet edhe infermierja e reanimacionit

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkodër janë testuar 12 raste të reja me COVID 19. Sipas burimeve të Faxeeb.al e prekur ka rezultuar dhe një infermiere e Reanimacionit të Spitalit të Shkodrës si dhe 1 pacient në repartin e Infektivit.

Gjithashtu një rast i ri, jo kontakt është testuar dhe në Kryebushat të Bashkise Vau Dejës.

Në Shkodër deri më tani numërohen 83 të infektuar me virusin COVID 19.

Në të gjithë vendin kanë humbur betejën me kornavirusin 26 persona dhe janë prekur gjithsej 518 persona.

Artikulli paraprakZbulohet skandali me maskat, u blenë me dokumente të falsifikuara në Shqipëri dhe jo në Francë…
Artikulli tjetërVideo/ Jorida Tabaku përball Ramën me faktet: Punon për jahtet, jo për qytetarët!