12 miljet e detit/ Lubonja: Ka një marrëveshje të fshehtë, Rama kërkon të na e shesë sapunin për djathë

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon, duke thënë se, në ka njeri që u ka shitur sapunin për djathë shqiptarëve, është vetë ai.

Disa ditë më parë ishte Rama që sulmonte Lulzim Bashën me një deklaratë të tillë, por Lubonja akuzon kryeministrin aktual për një marrëveshje të mundshme me Greqinë për detin.

Lubonja thotë se, kësaj radhe për detin ka shumë dyshime dhe pak transparencë, teksa shton se qeveria nuk po reagon edhe pse mund të ketë sinjale të cenimit territorial.

Ai hedh dyshimin se për shkak se Shqipëria është në prag të zgjedhjeve, negociatave, dhe më pak e fuqishme Greqia si dhe kërkon mbështetjen e ndërkombëtarëve, mund të bëjë lëshime.

‘Ka shumë gjëra të paqarta. Por ka një gjë të qartë, s’ka transparencë. E dimë që kur Rama akuzon dhe flet aq shumë, se dominoi fraza që po të ishe shitës djathi, do na shisje sapun i tha Bashës’, tha Lubonja gjatë intervistës së tij në Neës24.

‘S’ka transparencë, vetëm sulme. Nëse ka njeri që na i ka shitur sapunin për djathë është Edi Rama. Të gjitha premtimet i kanë dalë për sapun. Duhet parë me dyshim. Duke mos pasur informacion të pltoë, s’duhet pasur si raport Shqipëri- Greqi, por dhe në kontekst më të gjerë Italia, Turqia.

Ka një aksion politik grek për raportin që ka me Turqinë. Ka një mbështetjen na Italia. Dyshimi, është që Rama këtu ka bërë, ka premtuar, sepse edhe këtë s’e dinim, se thonë që s’ka negociata, por diçka ka lëvizur. Greqia falënderon Shqipërinë që nuk e ka kundërshtuar. Por s’dimë çfarë duhet kundërshtuar dhe çfarë duhet pranuar.

Në mediat greke kanë dalë dhe harta, pse Shqipëria nuk e ka kundërshtuar këtë. Kjo lidhet me ishujt që ka afër Greqia me Turqinë, si me Shqipërinë, që i merr si pikë referimi këtu ishujt afër Korfuzit’, shtoi Lubonja në fjalën e tij.

Sipas analistit, ‘duket se ajo që duhet të presim nga shtetet evropiane, është që ky deti Mesdhe mos preket më shumë se ç’është prekur. Është dëmtuar shumë, ka shumë ndotje. Mos jetë e Greqisë, Turqisë, Shqipërisë, mos ketë shpime nafte e ndotje. Kundër kësaj, shohim një kthim në territore, është imja apo jotja, dhe sjell edhe konflikte si ajo me Greqi- Turqi’.

‘Në fund fare gjëja çon këtu. Ç’do vend pretendon, por 12 miljet puqen në vendet e caktuara. Ajo që duhet, transparenca është që ku takohen, pra duhet të bëhen harta të qarta. Dhe të krahasohet.

Cila ishte ajo marrëveshja, ajo harta. Dhe cila është ajo harta që duan grekët me ato 12 miljet. Pas këtyre hartave, se vjen veprimi, ka një marrëveshje që nuk do bëhen shpime, më mirë t’ia lëmë natyrën peshqve se sa njerëzve se e kanë masakruar.

Këtu s’ka transparencë. Mbetet kjo, që për arsye politike të zgjedhjeve, të mbështetjes nga ndërkombëtarët, Greqia, mund të bëhen lëshime që janë në dëm të shqiptarëve.

Shqipëria është më e dobët se Greqia, dhe për këtë ka përgjegjësi gjithë klasa politike. ‘- tha Lubonja.

Artikulli paraprak4 të vdekur dhe 133 të infektuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërMjeku i njohur jep alarmin: Antibiotikët nuk mund të trajtojnë Covid-19, ja çfarë ndodh…