1 në 10 shqiptarë sot ushqehet vetëm 1 herë në ditë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur reagimit të Edi Ramës, në lidhje me planin ekonomik me 8 pika të propozuar nga Lulzim Basha.

‘1 në 10 shqiptarë sot ushqehet vetëm 1 herë në ditë, por Edi Rama nuk do t’ia dijë’, shkruan Bardhi në Facebook.

‘Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, refuzon propozimet realiste të PD për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë nga kriza e koronavirusit.

Maskarallëk dhe krim më të madh nuk ka se të mos prekësh milionat që Edi Rama ka ndarë për Vilmën, inceneratorët dhe klientët e tij këtë vit me buxhetin e shqiptarëve në karantinë!’përfundon postimi i Gazment Bardhit.

Artikulli paraprakQeveria jo vetēm gjoba për qytetarët. Duhet transparencë për kapacitetet e sistemit për përballimin e fluksit
Artikulli tjetërShqipëria ka nevojë për frymëmarrje në ekonomi, kokëfortësia e qeverisë prodhon dyfishim të krizës!