1 muaj në kapanon nga tërmeti, rrëfimi i dhimbshëm i një nëne: S’ka festë për ne!

Një grua e moshuar është strehuar në kapanonet e vendosura në kampin e të pastrehëve në Manëz të Durrësit. Ajo është e vetme dhe thotë se rron me pensionin e saj, prej 100 mijë lek (të vjetra).

“Shtëpia ime është shembur komplet…10 ditë qendrova në çadër më pas më sollën këtu në kontejner… Bukë e gjellë këtu s’ka, vetem me fjet”, shprehet 87 vjeçarja.

“Dua vetëm shtëpinë time” thotë ajo, duke apeluar që rindërtimi të nisë sa më shpejt.

Sa i përket vështirësive të jetesës në kontejnier, e moshuara thotë se mungon uji, por edhe ushqimet të cilat i ka siguruar me të ardhurat e saj. Edhe ngrohësen thotë se e kam blerë vetë.

Nata e ndërrimit të viteve? As që bëhet fjalë për festë për këta banorë të goditur rëndë nga termeti.

Për mikrofonin e gazetarit, Juxhin Mustafaraj ka folur edhe një grua e re e cila thotë se “për ne s’ka festa, por shyqyr që shpëtuam gjallë…”

Artikulli paraprakPronat shtetërore të dhëna me qira do t’i falen poseduesve, asnjë metër për pronarët
Artikulli tjetërManjani reagon ndaj Ramës për shpifjet: Ja, psh, të marrim shtatëzaninë fallco të Griseldës. Djallëzi sa më s’ka!