1 miliard lekë për të prishur gjelbërimin e një parku, Zhupa: Pro çdo këndi lojrash, kundër betonizimit që kryen Erion Veliaj

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shprehet se, është pro çdo këndi lojrash, por kundër shpërdorimit të parave publike, paligjshmërisë dhe betonizimit që kryen Erion Veliaj.

Zhupa shprehet se, Kryebetonieri Veliaj shpërdoroi 1 miliard lek për të prishur gjelbërimin e një parku për fëmijë edhe të rritur, një mjedis relaksues, lojrash në natyrë edhe i gjelbër për ta bërë atë gjoja si kënd lojrash në kundërshtim edhe me ligjin dhe kriteret e Planit Urbanistik të Tiranës!

Reagimi i plotë

PRO çdo këndi lojrash, KUNDRA shpërdorimit të parasë publike, KUNDRA paligjshmërisë, KUNDRA betonizimit që kryen Erion Veliaj.

Kryebetonieri Veliaj shpërdoroi 1 miliard lekë për të prishur gjelbërimin e një parku për fëmijë edhe të rritur, një mjedis relaksues, lojrash në natyrë edhe i gjelbër për ta bërë atë gjoja si kënd lojrash në kundërshtim edhe me ligjin dhe kriteret e Planit Urbanistik të Tiranës!

Referuar dokumentit të Strategjisë Territoriale të zhvillimit për Bashkine Tiranë është konsideruar Parku Rinia si hapësirë të rëndësishme ambientale ekologjike.

Është e dukshme që Bashkia Tiranë përpiqet ta propagandojë si një projekt modern por në të vërtetë nuk është asgjë tjetër veçse afera e rradhës me klientin e ngushtë Agikons shpk dhe betonizimi i të fundit hapësirë të gjelbër pranë qendrës së Tiranës duke i hequr Parkut një hapësire të gjelbërt rreth 6000 m2!

Betonizimi është e vetmja metodë pune që njeh Veliaj në krye të Bashkisë Tiranë!

doc

2 2

3 2

4 2

Artikulli paraprakFoto/ Aleanca për Teatrin zbarkon në Pogradec dhe Korçë, qytetarët firmosin peticionin
Artikulli tjetërVokshi: Rasti i vajzës së dhunuar nga roja e shkollës tregues i dështimit të shtetit. Pse hesht ministrja Shahini?!