Zyrtari i CDU skeptik mbi programin 1 miliard euro të Ramës

Drejtori i Departamentit për Programin në CDU, Mathias Hubcher u shpreh skeptik dje për projektin 1 miliard euro të qeverisë Rama, si dhe cilësisë së investimeve. Ai mbështeti propozimin e PD për t’i ofruar stimuj sektorit privat si dhe nxitjes së punësimit.
“Në lidhje me programin 1 miliard euro të qeverisë. A është transparente mënyra se si përdoren fondet publike apo kapemi me mënyrën e administrimit dhe të shpërndarjes së fondeve publike?
Pyetja e fundit që shtrohet është se, cila është cilësia e këtyre investimeve? Pra, në pikëpamjen afatmesme, a janë këto investime të tilla të një cilësie dhe në një fushë të tillë që shërbejnë për rritjen dhe përmirësimin e situatës së familjeve dhe të qytetarëve shqiptarë?
Besoj se të gjitha këto janë pyetje që mund të shtrohen për këtë program. Shkurtimisht doja të përmendja diçka për punësimin.
Dëshiroj të them se është e drejta ajo çka thotë Partia Demokratike. Ne duam që të ofrojmë stimuj sektorit privat që të mund të punësojnë njerëz, që të fusin këta njerëz në ndërmarrjet e tyre, në bizneset e tyre për të mbledhur përvojë pune.
Të gjitha këto mbështeten në një bashkëpunim konkret me sektorin privat.
Këtu është një apel për të gjithë ju, për të mbledhur propozime në mënyrë që njerëzit të kenë shanse reale për punësimin e tyre në tregun e punës”, u shpreh zyrtari i CDU.

A.Shahini

Artikulli paraprakSchafer: Programi i PD sjell rimëkëmbjen e ekonomisë
Artikulli tjetërAfera e pistë e Gjiknurit me CEZ/Dëshmia e Gharavit: Avokatja e Shtetit mbronte interesat e burrit tek CEZ jo të Shqipërisë